Franca nuk mban me titullin e shkelqyer

Franca ka humbur nivelin tre A të ekonomisë. Agjencia e vlerësimit të kreditit S&P, i ka komunikuar qeverisë franceze, se aftësita kredituese është ulur me një notë.
Ministri francez i Ekonomisë ka konfirmuar publikisht raportin e agjencisë, duke deklaruar se ky gjykim nuk është katastrofik për ekonominë franceze, duke u ngushëlluar se edhe nota AA+, është një gradë e mirë.
Jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe nuk do të ketë masa të reja, ka deklaruar Francois Baroin, në edicionin qëndror të lajmeve të France2, menjëherë pasi ka konfirmuar zhvlerësimin.
Tashmë në Eurozonë kanë mbetur vetëm katër vende të cilat vijojnë të ruajnë të paprekur nivelin tre A, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Luksemburgu. Përvec Francës agjencia ndërkombëtare e S&P ka komunikuar edhe zhvlerësimin e këtij niveli edhe për Austrinë, ndërkohë që Italia nuk bën më pjesë në vendet me notën e vlerësimit A duke qëndruar tashmë në kategorinë tre B+. Këtë radhë Italia është goditur me dy nota në rënie. Në fakt agjencia kishte paralajmëruar edhe më parë Francën se rrezikonte të humbiste pozicionin e saj historik të tre A, S&P nuk ka kursyer as Spanjën dhe Portugalinë, të zhvlerësuara me dy nota. Në shënjestër të agjencisë amerikane qëndron edhe Sllovakia, vendi i dytë më i varfër në Eurozonë.
Ndërkohë që shumë manifestues kanë protestuar përpara zyrës së S&P në Paris, me motivin se kjo është një luftë financiare kundër Francës. Gjithsesi, lajmi për një zhvlerësim të mundshëm të ekonomive të Eurozonës nga ana e S&P, ka qarkulluar që pasditen e së premtes në ambjentet borsistike, kryesisht ato europiane, të cilat kanë reaguar në negativ, edhe për faktin e mungesës së negociatave në Athinë nga ana e bankave mbi borxhin.