BB financim shtesë për 2012
13/01/2012 Mbërrijnë ekspertët e Bankës Botërore, asistenca financiare rreth 200 milionë dollarë
Lvovsky: Të ulet borxhi publik. Këtë vit hartojnë me qeverinë reformën e pensioneve
Ekspertët e Bankës Botërore mbërritën në Tiranë për të shqyrtuar miratimin e financimeve shtesë për Shqipërinë. Ndihma do të jepet këtë vit, me qëllim amortizimin e efekteve të krizës që vijnë nga Eurozona. Dialogu tashmë ka nisur me ekspertë të qeverisë për të vijuar projektet, të cilat kërkojnë financime shtesë. Ajo që pritet në këmbim, është një ulje e trajektores së borxhit publik, që aktualisht Banka Botërore e vlerëson në nivele mjaft shqetësuese. “Qeveria e kupton rëndësinë e uljes së borxhit poshtë vlerave aktuale. Ne besojmë që, sa më e shpejtë të jetë trajektorja e uljes së borxhit publik, aq më mirë do të jetë për shmangien e dobësive me të cilat do të përballet ekonomia e vendit. Ne shpresojmë që asistenca jonë ta ndihmojë qeverinë për përshpejtimin e trajektores së uljes së borxhit publik”, tha Lvovsky. Gjatë këtij viti, BB-ja do të ndihmojë qeverinë në hartimin e reformës së pensioneve.
Financimet
Kontributi gjatë vitit 2012 do të synojë kryesisht forcimin dhe zgjerimin e reformave, ndërsa financimet shtesë do të orientohen në dy drejtime: reformimi i sektorit financiar dhe rritja e konkurrueshmërisë së vendit. Sipas znj. Lvovsky, fokusi i BB-së në vitin 2012 do të jetë ndihma për Shqipërinë për të zbutur ndikimet e krizës së vazhduar të eurozonës. “Unë besoj se ju e keni lexuar deklaratën tonë për shtyp të kohëve të fundit rreth një rritjeje në paketën e investimeve, të cilën Banka Botërore e vuri në dispozicion për Shqipërinë. Këto vende janë shumë të lidhura me ekonomitë e eurozonës dhe si të tilla janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në ritmin ekonomik në këto ekonomi. Objektivi kryesor i këtij financimi është të ndihmojë vendet e prekura, të ruajnë një rritje të qëndrueshme, pavarësisht rreziqeve të jashtme të shtuara”, - tha Lvovsky.
Vështrim mbi 2012
Në Shqipëri, pjesa më e madhe e këtij financimi të ri do të përdoret për të forcuar dhe zgjeruar programin e reformave, që janë planifikuar të mbështeten me hua të politikave të zhvillimit për qeverisjen dhe konkurrueshmërinë. Asistenca e BB-së do të përqendrohet gjithashtu mbi reduktimin e dobësive fiskale dhe nivelin e borxhit publik. Gjithashtu mund të jepet mbështetje për mbrojtjen e sektorit financiar nga tronditjet e jashtme. Bisedimet dhe vlerësimet me qeverinë, sipas Lvovsky-t, janë në një fazë të hershme dhe vendimet nuk janë marrë ende. Sipas saj, kur rritja ekonomike ngadalësohet dhe remitancat tkurren, forcimi i rrjetit të sigurisë sociale dhe sigurimi i mbrojtjes së më të varfërve është shumë i rëndësishëm. Ajo vlerësoi ndryshimin e ligjit të ndihmës sociale i miratuar në fillim të vitit të kaluar si një veprim i rëndësishëm dhe në kohën e duhur. Një ekip tjetër që po viziton Shqipërinë po punon me Ministrinë e Punës mbi një projekt për të mbështetur zbatimin e këtyre ndryshimeve dhe për të përmirësuar efiçencën, administrimin dhe barazinë e ndihmës sociale. Sipas Lvovsky-t, financimet shtesë do të shtojnë këtë projekt nga 25 milionë në 40 milionë USD. Ky financim pritet të miratohet në prill 2012. Një projekt tjetër që po përgatitet me Ministrinë e Punëve Publike është ai i investimeve në sektorin e ujit, për përmirësimin e furnizimit me ujë në zonën e Durrësit. “Ne presim miratimin e 40 milionë USD për financimin e këtij projekti në gjysmën e dytë të vitit 2012. Në pjesën analitike (raporteve), ne kemi përfunduar Vlerësimin e Përgjegjshmërisë Ekonomike dhe Financiare Publike për Shqipërinë, i cili pritet të prezantohet nga fundi i këtij muaji. Ai do të nënvizojë progres të rëndësishëm krahasuar me vlerësimin e vitit 2006, si dhe disa fusha, të cilat kanë nevojë për t’u përmirësuar”, - tha Lvovsky.
Strategji për pensionet
Gjatë këtij viti, BB-ja do të ndihmojë qeverinë në hartimin e reformës së pensioneve. “Kjo asistencë teknike do të ndërmarrë modelimin e pensioneve për të kuptuar qëndrueshmërinë fiskale dhe përfitimet e sistemit aktual, dhe ndikimin e alternativave të ndryshme të reformës. Do të organizohet në Tiranë një workshop për të shkëmbyer përvojën ndërkombëtare dhe për të kontribuar në debatin publik mbi reformën e pensioneve në Shqipëri”, - tha Lvovsky. Në maj 2012, do të mbahet në Tiranë një forum rajonal mbi prokurimin publik për të shkëmbyer përvojat dhe mësimet nga projektet e Bankës Botërore në vendet e ndryshme. Në muajt e ardhshëm, fillon përgatitja e Raportit e Progresit për Strategjinë aktuale të Partneritetit me Vendin (SPV), i cili do të jetë një mundësi për të nxjerrë mësime, për të rishikuar prioritetet dhe për të bërë ndryshime në program sipas nevojës.