Bode: “Para 2009-s nuk do të jepet asnjë licencë për kazinotë”
12/12/2008 Kuvendi miraton lojërat e fatit. Të majtët kundër vlerës së licencave, braktisin seancën
Mazhoranca votoi me 71 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime projektligjin e qeverisë për lojërat e fatit, duke mos marrë parasysh asnjë prej propozimeve të opozitës. Meqë deputetët e djathtë nuk morën parasysh asnjë nga propozimet e tyre, të majtët braktisën votimin e projektligjit. Deputetët e opozitës i paraqitën Kuvendit amendamente që lidheshin me caktimin në ligj të një moshe kufi më të lartë se 18 vjeç si për personat që nuk duhet të punësohen apo luajnë në kazinotë. “Mosha 18 vjeç parashikohet në Kushtetutë dhe Kodin Civil dhe kjo është mosha që shteti shqiptar ia ngarkon një personi për sa u takon të drejtave dhe detyrimeve përballë ligjit. Nuk e kuptoj argumentin”, - tha ministri Bode. Duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj tha: “Mendoja se të paktën për këtë nen do të votonit pro, zonja Kryetare, pasi keni nisur edhe një fushatë kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe grave, por me sa duket është thjesht një demagogji”. Sipas ligjit që u miratua dje, organizatorit i ndalohet të punësojë persona nën moshën 18 vjeç, si dhe të lejojë personat nën moshën 18 vjeç të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit. Ulja e vlerës për marrjen e një licence nga 10 milionë dollarë në 3 milionë dollarë për kazinotë e bregdeti, ishte një tjetër kundërshti e deputetëve socialistë, që sipas nënkryetarit të grupit kuvendor të PS-së Erion Braçe, ky është një biznes personal i Kryeministrit Berisha. Po ministri Bode e mohoi këtë, duke garantuar se asnjë licencë nuk do të jepet para zgjedhjeve të 2009-s. “Nuk mund të ketë barazi në vlerat e licencave për kazinotë në kryeqytet dhe atyre në bregdet, pasi këto të fundit kanë punë vetëm 3 muaj, sa periudha e turizmit. Licencat nuk do t’i japë më Ministria e Financave, por Autoriteti i Licencave, që ngrihet me këtë ligj. Ju siguroj se deri në zgjedhje nuk do të ketë dhënie licencash për kazino të tjera, pasi duhet kohë për hartimin e kuadrit ligjor”, - tha Bode. Procesi i djeshëm i votimit është orientuar disi nga Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Pas disa diskutimesh të tejzgjatura, ajo u ka kujtuar deputetëve të saj se duhet të votojnë pro draftit të qeverisë. “Po votojmë propozimet e PS-së, domethënë do të votoni kundër ju këtej”, - thotë ajo duke treguar me dorë nga karriget e mazhorancës para votimit të amendamenteve të PS-së. Numri dy i partisë në pushtet ka shfaqur shenja nervozizmi ndaj votës “abstenim” që ministri Basha ka dhënë për një amendament të socialdemokratëve. “Vendim qeverie dhe ministër që abstenon, po, po!” - është shprehur Topalli. Ligji synon heqjen e licencave dhe lejeve në industrinë e vesit, që deri dje, sipas Bodes, jepeshin në mënyrë klienteliste.
Erion Braçe
“Pse është ulur me 3-4 herë vlera e një licence, nga 10 milionë dollarë në 3 milionë dollarë? Ky është një ligj klientelistësh për vilën e Zogut në Durrës, që po kthehet në kazino, si dhe për kazinotë në zonat e tjera turistike. Kush do t’ia falë Kryeministrit 7 milionë dollarë 6 muaj para zgjedhjeve? Këto para financojnë zgjedhjet, blejnë votën. Ky ligj reflekton kapjen e shtetit në nivelet më të larta.”
Ridvan Bode
“Ligji synon të marrë në mbrojtje lojtarët që luajnë. Së pari, të gjitha llojet e industrive jo më pak se 50 % të xhiros duhet ta destinojnë për t’ua kthyer lojtarëve dhe e dyta kemi parashikuar një sistem modern të lojërave të fatit, duke nxjerrë nga qarkullimi ato makina që me një kaçavidë nga prapa, pa pasur numër rendor, përcaktojnë masën që duhet të fitojë lojtari dhe masën që duhet të fitojë padrejtësisht pronari.”