E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Përgjim tatimeve dhe doganave

Ministria e Financave ka sqaruar dje, se ligji i ri për përgjimet e telefonave nuk ka për synim vetëm bizneset që bëjnë kontrabandë, por edhe punonjësit e administratës tatimore dhe doganore. Gjatë diskutimit të variantit të ri të qeverisë, anëtarët e Kuvendit shtruan rëndësinë që ka ligji ndaj luftës së evazionit fiskal. Ministri i Financave përmendi ndryshimin thelbësor që lidhet me shtimin e numrit të institucioneve që kanë të drejtë t‘i kërkojnë prokurorisë. Aktualisht, këtë të drejtë e kanë Shërbimi Informativ, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe tani, me ligjin e ri, edhe Ministria e Financave. "Kemi struktura të ngjashme si oficerët e policisë gjyqësore. Drejtoria e hetimit në tatime apo në dogana i ka të gjitha të drejtat, si strukturat e tjera në ministritë e linjës. Brenda kërkohet ndryshimi i ligjit", tha ministri Bode, i cili sqaroi edhe një herë se, "përgjimi do të kryhet edhe ndaj atyre punonjësve tatimorë apo doganor që përfshihen në korrupsion". Sipas Florion Mimës, ishte FMN-ja që kërkoi krijimin e departamentit të investigimit kriminal tatimor, si kriter për të zhvilluar sektorin. "Biznesi i ndershëm të rrijë i qetë, madje edhe ata që gabojnë pa dashje. I gjithë qëllimi është kapja e kriminelëve në tatime", tha Mima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›