Farmacitë, nënshkrimi i kontratave me ISKSH-në në dhjetor
Hyrja në fuqi më datë 1 janar 2010 e listës së barnave me rimbursim do të bëhet në një kohë me lidhjen e kontratave të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor me farmacitë apo depot farmaceutike. Në këtë mënyrë, inventarët e barnave që kanë në gjendje këto të fundit do të bëhen në bazë të një liste të re të barnave të rimbursueshme. Kjo do të shmangë inventarët që kanë bërë çdo vit farmacitë dhe depot farmaceutike për listën e re të barnave, e cila hynte në fuqi në mes të vitit.
Si pasojë e kësaj, nuk do të jetë më e nevojshme që farmacitë, depot farmaceutike dhe ISKSH-ja të bëjnë inventarë barnash në mes të vitit për listën e re. Në këtë mënyrë eliminohet një punë angazhuese e farmacive depove dhe ISKSH-së, e cila duhet të realizohej brenda një dite dhe rrjedhimisht do të eliminohen edhe shumë gabime që farmacitë dhe depot farmaceutike bëjnë gjatë deklarimit të inventarit të ilaçeve.
Mbledhjet
Për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë projektlistën e barnave të rimbursueshme, drejtoria farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat dhe është e angazhuar për të njoftuar të gjitha grupet e interesit për të bërë propozimet duke përmbushur afatet. Kështu, mbledhja vjetore e komisionit të caktimit të çmimeve të barnave për vitin 2010 dhe mbledhja e komisionit të hartimit dhe rishikimit të listës së barnave të rimbursueshme do të bëhet brenda muajit nëntor. Në këtë mënyrë, projektlista do të ketë kohën e nevojshme për t‘u miratuar nga qeveria në muajin dhjetor që në datë 1 janar 2010 të jetë në dorë të mjekëve dhe farmacistëve në të gjithë vendin.
Komisionet
Ministri i Shëndetësisë ka miratuar nëpërmjet urdhëresave përkatëse ngritjen e komisioneve dhe grupit të punës që marrin pjesë në këto dy mbledhje. Të gjithë anëtarët e këtyre komisioneve po njoftohen paraprakisht nga drejtoria farmaceutike për të qenë prezent në mbledhjen e komisionit të caktimit të çmimeve të barnave më datë 2 nëntor, për të mos u bërë shkak për shtyrjen e kësaj mbledhje. Në datën 28 tetor do të realizohet një mbledhje paraprake e komisionit të hartimit dhe rishikimit të listës së barnave me rimbursim. Në mbledhjen e komisionit do të prezantohen të gjithë anëtarët, do të miratohet rregullorja dhe funksionimi i këtij komisioni, do të miratohen kriteret e përfshirjes ose heqjes së barnave nga lista e rimbursimit, si edhe do të caktohet data e mbledhjes, nga e cila do të dalë projektlista e barnave të rimbursueshme 2010.
Në këtë mbledhje do të diskutohet rinovimi i çmimit të barnave të listës ekzistuese sipas çmimeve të miratuara nga mbledhja e datës 2 nëntor 2009, për çmimet e deklaruara për vitin 2010, do të diskutohen për barnat që do të hiqen nga lista, si ato që nuk tregtohen më, për heqjen e barnave të paefektshme ose për barna me efekt më të mirë.