E shtyp makineria, vdes punëtori 45-vjeçar
Një punonjës i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë ka gjetur vdekjen në punë e sipër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur 45-vjeçari Naim Baku, sapo kishte shkuar si çdo ditë për të fituar bukën e gojës. Kolegët e tij kanë parë të tmerruar të gjithë skenën makabre që është zhvilluar në shpejtësi, pa mundur t‘i japin ndihmë 45-vjeçarit, banor i fshatit Luz të Fushë-Krujës. Ata kanë rendur të heqin nga makineria trupin e tij, por çdo përpjekje ka qenë e kotë, pasi burri ka ndërruar jetë brenda pak minutash. Menjëherë sapo janë sinjalizuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar një grup i shërbimeve policore lokale, si dhe inspektorë të Inspektoratit të Punës së Krujës.
Nga veprimet e para hetimore dhe dëshmitë e punëtorëve të tjerë që ishin në turn me viktimën, mendohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e dëmtimeve të shumta, që viktima ka marrë në kohën kur po punonte në njërën nga makineritë e fabrikës. 45-vjeçari nuk ka respektuar rregullat e sigurisë në punë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen. Mësohet se në kohën kur ka ndodhur aksidenti fatal, Baku ka qenë pranë transportierit të thasëve me çimento dhe në një moment pakujdesie dhe vëmendjeje, është shtypur prej makinerisë së rëndë. Pakujdesia personale në punë deklarohet paraprakisht nga grupi hetimor të jetë shkak i aksidentit të rëndë dhe deri dje në orët e vona askush nuk është shoqëruar në ambientet e policisë për këtë ngjarje të rëndë. Megjithatë zyrtarisht burime nga policia e Qarkut të Durrësit deklarojnë se po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe nxjerrjen e përgjegjësive mbi aksidentin në punë e sipër, gjatë të cilit humbi jetën një punëtor.
Fabrika e çimentos në Fushë-Krujë është bërë disa herë skenë e aksidenteve në punë. Kujtojmë që në muajin mars, të një viti më parë, gjashtë persona mbetën të plagosur rëndë. Gjashtë specialistët, mes të cilëve pesë ishin me kombësi të huaj gjatë kohës kur po bëhej remonti i furrës, janë rrëzuar nga skela. Punonjësit me profesion mekanikë, përgjegjës turni, inxhinierë, specialistë, kane qenë duke punuar mbi një skelë në furrën e lartë mbi 50 metra. Ata kanë qenë në rreth 20 metra lartësi në momentin që është shkëputur skela.
Ndërkohë që numri i aksidenteve është rritur ndjeshëm, nuk janë marrë ende masa për rritjen e sigurisë teknike në punë. Sektori i ndërtimit vijon të mbetet më problematiku dhe ka shënuar më tepër viktima. Në shumë raste, vdekjet aksidentale të muratorëve kanë çuar në procedim penal inxhinierë teknikë dhe administratorë të firmave të ndërtimit.