Pranga pas dhjetë vitesh të dënuarit me burg të përjetshëm
Pas dhjetë vitesh në kërkim, policia shqiptare ka mundur të vendosë në pranga një të dënuar me burgim të përjetshëm. Fatjon Kodra është arrestuar në Itali, pasi specialistët e Interpol Tiranës kishin mundur të gjenin vendndodhjen e tij dhe të zbulonin identitetin me të cilin fshihej qëkur ishte arratisur nga Shqipëria. Duke falsifikuar dokumentet në emrin Arben Bakalli, ai kishte mundur të shkonte në mënyrë të lirshme në Itali, ku ka jetuar prej dhjetë vitesh.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana u informua se është arrestuar në Itali shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fatjon Kodra, i dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas të dhënave zyrtare, arrestimi i tij u bë dy ditë më parë në Pavia të Italisë, pas informacionit të dërguar te homologët e Interpol Romës, nga ana e Interpol Tiranës. Interpoli, duke marrë informacione operative pranë familjes së të kërkuarit, kishte arritur të zbulonte se ai mbante në Itali gjeneralitete false. Policia tha se në momentin e arrestimit ky shtetas përdorte emrin Arben Bakalli dhe identifikimi u bë nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtave. "Shtetasi Fatjon Naim Kodra, me datë 30 qershor 1999, te Farmacia nr. 10, në Tiranë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sokol Pusha dhe ka plagosur shtetasin Lulzim Mysliu, pas një grindje për motive banale", deklaroi Policia e Shtetit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 807, datë 16 dhjetor 1999, e ka dënuar shtetasin në fjalë me burgim të përjetshëm, për veprën penale të vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër.
Sipas dosjes penale në ngarkim të tij, ngjarja e ndodhur para dhjetë vitesh ka qenë tejet makabre dhe është parë nga shumë dëshmitarë. Fatjon Kodra, viktima Sokol Pusha dhe i plagosuri Lulzim Mysliu ishin tregtarë rrobash te tregu pranë Farmacisë nr. 10. Ata njiheshin prej kohësh mes tyre dhe incidenti ka ardhur në momentin ku të tre protagonistët po shisnin rrobat. Në atë moment, një shtetas ka ardhur duke blerë dhe është prishur në pazar me njërin nga tregtarët dhe ka kaluar te tjetri. Në ato momente ka nisur debati sikur tregtarët po i merrnin klientët njëri-tjetrit. Debati është ashpërsuar më shumë dhe brenda pak çastesh ka kaluar në konfrontim fizik mes Kodrës dhe dy të dëmtuarve. Në ato momente, Kodra ka nxjerrë pistoletën që e mbante pa leje me 14 fishekë në të. Fillimisht ka qëlluar mbi Pushën, duke e lënë pothuajse të vdekur në vend dhe më pas ka zbrazur gjithë karikatorin mbi Mysliun. Pas kryerjes së këtij atentati, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që dy të plagosurit rëndë, që ende nuk kishin ndërruar jetë, janë dërguar në spital që ndodhej vetëm pak metra më tutje. Nga plagët e marra, Pusha ka ndërruar jetë, ndërkohë që Mysliu, pavarësisht plumbave të shumtë që kishte në trup, ka arritur të mbijetojë. Policia e identifikoi në një kohë të shkurtër autorin e ngjarjes së rëndë, por nuk arriti të bëjë arrestimin e tij. Nëpërmjet parave, Kodra arriti të falsifikojë dokumentet dhe të arratiset jashtë vendit, ku kishte hapur një biznes. Burimet e policisë bënë të ditur se me të marrë informacionin e kapjes së Kodrës kanë nisur procedurat për të përgatitur dosjen, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.