Të dënuarit jashtë shtetit, si do të ekstradohen në Shqipëri
Shtetasi shqiptar që vuan dënim me burgim në një shtet të huaj, me kërkesë të tij, mund të transferohet në Shqipëri për vazhdimin e vuajtjes së dënimit të dhënë në shtetin e huaj. Ministria e Drejtësisë ka dërguar me urgjencë në qeveri projektligjin "për marrëdhëniet juridiksionale me shtetet e huaja në çështjet penale", duke sjellë pas 14 vitesh ndryshimin e legjislacionit. Sipas këtij projektligji, shtetasi shqiptar i dënuar me burgim mund të transferohet vetëm me pëlqimin e shtetit që e ka dënuar, me kusht që shtetasi shqiptar i dënuar të ketë shprehur pëlqimin për transferimin dhe që pjesa e mbetur e dënimit të mos jetë më pak se gjashtë muaj. "Për procedurat e transferimit vlejnë dispozitat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja. Vendimi i gjykatës vendase për njohjen e një vendimi penal të huaj i komunikohet personit të dënuar në shtetin dënues dhe i paraqitet gjithashtu autoriteteve kompetente të shtetit dënues", thuhet në projektin e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, pasi personi i dënuar të ketë nënshkruar marrjen e vendimit të komunikuar, konfirmimi i marrjes i paraqitet gjykatës që ka dhënë vendimin. Pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë dhe autoritetet kompetente të shtetit dënues të kenë rënë dakord me të, fillon marrja e masave për transferimin e personit të dënuar nga shteti dënues në Republikën e Shqipërisë.
Njohja e vendimit të huaj
Një gjykatë shqiptare procedon me njohjen e një vendimi penal të huaj, kur ajo kërkohet nga Ministria e Drejtësisë mbi bazën e një kërkese nga shteti dënues për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal. Vendimi penal i huaj mund të ekzekutohet si ndaj shqiptarëve, të huajve apo edhe personave pa shtetësi. Vendimi i një gjykate të huaj për dënimin me burgim mund të ekzekutohet: me kërkesë të një shteti të huaj, në rastin kur personi i dënuar nuk mund të ndalohet nga ai shtet; me kërkesë të një shteti të huaj kur personi i dënuar është shtetas shqiptar dhe ka vendbanim në Shqipëri dhe me kërkesën e një shtetasi shqiptar që vuan dënimin në shtetin dënues për transferim dhe vazhdim të vuajtjes së dënimit në vendin mëmë.
Transferimi i shtetasve të huaj
Shtetasi i huaj që kryen dënimin në Shqipëri, sipas një vendimi të gjykatave vendase, mund të bëjë kërkesë për të vazhduar vuajtjen e dënimit në vendlindje. Burgu është i detyruar të njoftojë të dënuarin që ka të drejtë ta kryejë dënimin në atdhe. Sipas projektligjit, kur në Shqipëri është kryer një vepër penale nga një i huaj me vendbanim në shtetin e huaj, dosja penale mund t‘i transferohet atij shteti për qëllimet e ndjekjes penale dhe gjykimit, me kusht që shteti i huaj të mos kundërshtojë.
Transferimi i të ndaluarve
Kur autoriteti gjyqësor i huaj thërret si dëshmitar një person të ndaluar në Republikën e Shqipërisë, ai mund të transferohet përkohësisht në shtetin kërkues. Transferimi i përkohshëm i personit bëhet nëse shteti kërkues jep garanci për mbrojtjen dhe kthimin e personit brenda periudhës së përcaktuar.