E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Projektligji për ish-të përndjekurit, jo kolaboracionist

Ministri i Financave, Ridvan Bode e ka kundërshtuar qëndrimin e opozitës ndaj projektligjit të ish-të përndjekurve se nuk ka të bëjë me kolaboracionistët, por ka të bëjë me zgjerimin e dënimeve ekzekutive që janë bërë në kohën e komunizmit jashtë procedurave ligjore. Bode deklaroi se projektligji nuk shtrihet para 29 nëntorit të viti 44, por respektohet e njëjta hapësirë kohore. Sipas Bodes, ligji ndan në mënyrë të barabartë, prej 1 miliardë lekë të reja dhe janë për tu ndarë edhe 2 miliardë të tjera. Janë 3 miliardë që do të ndahen brenda këtij viti dhe ne kemi nevojë ti ndajmë, mes dosjeve që janë aplikuar brenda afatit kohor të ndahet në mënyrë proporcionale, u shpreh Bode. Sipas tij, bëhet fjalë për proceduara nga të cilat përfitojnë pjesëtarë familjesh, sepse një pjesë e personave janë vrarë dhe kanë nevojë për një procedurë të autorizuar. Bode nënvizoi se zgjerimi i përfituesve ka nevojë edhe për një skemë, përderisa nuk ekziston vet i burgosuri politik. Bode deklaroi po vazhdohet me ndarjet dhe se janë mbi 30 milionë dollarë, që për këtë shtresë ndahen brenda këtij viti. Ai shtoi se janë ndarë rreth 300 emra, që ekzistojnë gjallë, 1440 emra, 1440 dosje do të vihen  në dispozicion të menjëhershëm. Ministri Bode deklaroi se edhe fondi tjetër do të vihet në dispozicion të kësaj shtrese brenda muajit maj. Bode shpjegoi se dëshmorët kanë pasur pension dhe e kanë marrë familjet e dëshmorëve, pensionet kanë skemë standarde botërore, që theksojnë se kush ka të drejtë të përfitojë nga to.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›