E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet projektligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurit politik

Opozita, braktis kuvendin, drafti në mbështjetje të kolaboracionistëve
Pas debatesh të ashpra, Kuvendi ka shtyrë miratimin e projektligjit në tërësi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Opozita ka braktisur sallën me pretendimin se projektligji për ish-të pëndjekurit e regjimit komunist dëmshpërblen kolaboracionistët. Madje kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj e ka quajtur këtë ligj si një projekt elektoral në prag të zgjedhjeve. Leskaj akuzoi maxhorancën për diskriminimin e familjarëve të dëshmorëve, duke synuar të mbrojë kolaboracionistët e luftës. Kjo është demagogjia e radhës, projekti është elektoral përderisa vjen përpara zgjedhjeve, theksoi Leskaj. Duke kundërshtuar faktin se ligji është i mangët për shkak se është paraqitur pa faturë financiare, Partia Socialiste ka deklaruar votën kundër këtij me pretendimin se në këtë mënyrë shmangen thellimet shoqërore. Ndërsa numri dy i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi është shprehur se e majta nuk është distancuar nga krimet barbare të diktaturës komuniste. Krimet më të mëdha i ka shkaktuar diktatura. Ju nuk jeni distancuar nga asnjë krim i diktaturës komuniste dhe kjo është për të ardhur keq. Ju nuk jeni distancuar as nga vrasjet pa gjyq, as nga ato të 17 nëntorit dhe as nga vrasjet e fundit. Nuk jeni distancuar akoma nga krimet e Fehmi Abdiut, ka deklaruar Patozi. Ai ka theksuar se ky projektligj është varianti më i mirë për të persekutuarit dhe se mazhoranca është ballëhapur me të. Patozi tha se PD kurrë nuk mund tia u kthejë atyre atë që kanë humbur për shkak të diktaturës. Por ne, si një shtet i së drejtës, kemi bërë aq sa kemi mundur për këtë shtresë. Duke kërkuar edhe njëherë votën e opozitës, kërkoj që ju të bëni një distancim nga e kaluara mizore, ka shtuar Patozi. Ndërkaq maxhoranca ka këmbëngulur se kjo është një përpjekje për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar në vitet e diktaturës. Drafti i paraqitur dje në Kuvend është propozim i Ministrisë së Drejtësisë, në mbështetje dhe plotësim të iniciativës ligjore të deputetit të PD-së, Astrit Bushati. Projektligji parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të sistemit komunist të ekzekutuar padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991. Paketa ligjore e propozuar nga dikasteri i drejtësisë synon të zgjidhë në mënyrë integrale problematikën e dalë nga zbatimi i ligjit në fjalë dhe rivendosjen e së drejtës për kategori të përjashtuara nga përfitimi, sipas parimit të barazisë para tij. Projekti përfshin dëmshpërblimin edhe për ish-të dënuarit që nuk kanë lënë pasardhës në linjë të drejtpërdrejtë, duke e zgjeruar rrethin e përfituesve tek vëllezërit dhe motrat, si dhe fëmijët e këtyre të fundit. Me këtë ndryshim krijohet mundësia e përfitimit edhe për familjarët e klerikëve.  Pas diskutimeve për projektligjin e ish-të përndjekurve e ka marrë fjalën kryeministri Berisha, duke falënderuar deputetët që dhanë votën për amendimet e këtij ligji, duke i vlerësuar këto amendime si akt të madh njerëzor. Mendoj se këtu duhet të jemi të bashkuar, unë jam i vetëdijshëm, se fatura është jo e thjeshtë, por shumë më e rëndë për vendin është të mbikalojë mbi ta deklaroi Berisha përpara deputetëve të kuvendit. Mora fjalën sot për të falënderuar me mirënjohje deputetet që dhanë votën në amendimet e ligjet mbi kompensimin dhe dëmshpërblimin e martirëve të vlerave dhe lirive njerëzore, viktima të krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga regjimi barbar gjatë 45 viteve, u shpreh kryeministri. Ndërkohë, Berisha theksoi se fatura e këtyre amendimeve nuk është e thjeshtë, por sipas tij ajo çka është më e rëndë do të ishte mbikalimi mbi ta.
Mendoj se këtu duhet të jemi të bashkuar, unë jam i vetëdijshëm, se fatura është jo e thjeshtë, por shumë më e rëndë për vendin është të mbikalojë mbi ta deklaroi Berisha përpara deputetëve të kuvendit. Ndërkaq kryeministri i ka propozuar parlamentit që krahas shpalljes së të përndjekurve si martirë të lirisë të bëje edhe dëmshpërblimin e atyre , të cilët Berisha i konsideroi si ata bënë që ne të jemi të lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›