Leskaj: Projektligji për ish-të përndjekurit, qesharak
Kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj e ka cilësuar projektligjin e ish-të përndjekurve jo vetëm një projekt elektoral, abuziv, por dhe i padrejtë. Ajo tha se tre vjet më parë mazhoranca bëri ndryshim për statusin e dëshmorit që kufizoi të drejtën e familjarëve të dëshmorëve, dhe sot po shkon deri tek brezi i katërt.
Janë të pakrahasueshme, ata që luftuan fashizmin me ata që bashkëpunuan me të, kjo u mbrojt për fat të keq edhe nga kryeministri, u shpreh Leskaj, duke shtuar se kjo që po bëhet nuk gjendet në asnjë përvojë të të githa vendeve të rajonit që kanë dal nga diktatura komuniste. Duke iu drejtuar qeverisë, Leskaj u shpreh se projekti është elektoral për sa kohë vjen para zgjedhjeve, mund ta kishit bërë më parë nëse e kishit seriozisht. Nuk është hera a parë që bëni demagogji me të persekutuarit, në katër vjet nuk shlyhet të paktën 25 % të pagesave dhe tani thoni se do të bëni ndryshim në ligj, sepse në projektin e ri fatura shkruhet pas vitit 2009. Sipas saj, ky ligj erdhi pa faturë financiare. Ju po tregoni sesi silleni me taksat e shqiptarëve që janë mundi dhe djersa e tyre. Vota jonë është kundër këtij projektligji, deklaroi Leskaj. Duke iu drejtuar mazhorancës, kryetarja e grupit të PS, tha se nuk ia vlen të japësh përgjigje për disa abuzivizma mjeranë, qoftë edhe duke u përmendur emra që nuk u përmendën nga opozita. Harruan se kë kanë prapa në qeveri, harruan se kryeministri është sekretar i një partie kur NATO na dërgonte grupin 4000, u shpreh Leskaj. Ajo shtoi se kush është nisma, që këtu fillon serioziteti i mazhorancës, thuhet se është nisma e deputetit Astrit Bushati, ndërkohë përgjigjet i dha ministri i Drejtësisë. Më pas, tha Leskaj, u tha se nisma është e Ministrisë së Drejtësisë dhe është thënë se do miratohet projekti i Ministrisë së Financave, që në fakt nuk është i saj. Po thuhet se Republika e Shqipërisë, Kryeministri, iniciativë e marrë nga Ministria e Drejtësisë, jo nga zoti Bushati. Fillon si nismë ministri e përfundon si nismë deputeti. Pa ditur se cila nga këto nisma do të hidhet në votim, u shpreh Leskaj.