Rama-Berishës: Qeveria ka rritur taksat
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i është përgjigjur dje pretendimeve të kryeministrit Berisha mbi rritjen e taksave vendore. Rama tha se është qeveria që ka rritur taksat dhe konkretisht Tatimin mbi Fitimin, sipas tij Bashkia ka ulur në mënyrë të vazhdueshme. Kreu Rama deklaroi se 16 mijë biznese të vogla në Tiranë do të paguajnë më shumë taksa dhe tatime, për herë të parë zbatohet Tatimi mbi Fitimin në masën 10 për qind për subjekte e vogla private.
Ai tha se të ardhurat që do të mblidhen nga kjo taksë nuk do të shkojnë në arkën e Bashkisë, por në buxhetin e shtetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës Rama, ka qenë dje në një furrë prodhimi buke, ku së bashku me prodhuesin ka llogaritur masën e fitimit të këtij biznesi mbi bazën e të cilit do të përllogaritet tatimi që ai do të derdh në shtet. Rama, tha se kjo dëshmon faktin se është qeveria që rrit taksat dhe jo Bashkia e Tiranës për të cilën ai është akuzuar edhe nga kryeministri Berisha.Ju siguroj ju se mbas 28 qershorit ky trajtim për biznesin do të marrë fund dhe ne do të ndërtojmë një aleancë me biznesin, pasi ai në kohë krize duhet mbështetur ne mënyrë që të luftojmë papunësinë dhe të luftojmë varfërinë, u shpreh kreu i Bashkisë Rama.
Brenda datës 31 mars të gjitha bizneset e vogla duhet të derdhin në llogarinë e buxhetit 10 për qind të fitimit të realizuar deri në fund të vitit 2008. sipas përllogaritjeve të Bashkisë Tiranë, 10 për qind e Tatim Fitimit për biznesin e vogël ëshë më shumë se 50 për qind e uljes së taksës së biznesit të vogël mbi xhiron që u krye në vitin 2005. Bashkia pretendon se gjatë tre viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka ulur me 30 për qind taksën e biznesit të vogël dhe atë të pasurisë nga niveli i përcaktuar me ligj për të gjitha bizneset e prodhimit në qytetin e Tiranës me qëllim lehtësimin e kushteve të krizës energjetike që kalonte vendi.