Bode: Pushteti vendor, abuzuesi me i madh i buxhetit
Pushteti vendor nuk do te pesoje ulje te ardhurash nga reforma qe do te perfshije biznesin, e cila konsiston ne uljen e xhiros vjetore per biznesin nga 8 milione leke qe eshte aktualisht ne 5 milione leke nga 1janari i vitit te ardhshem. Me kete deklarate per median kreu i financave iu eshte pergjigjur akuzave te bashkive dhe komunave, lidhur me kete vendim te qeverise. Ai sqaroi se te ardhurat qe pushteti qendror te mbledhe nga keto biznese, do t'i perdore si mbeshtetje per vendoret. "Nuk do te kete asnje ndikim ne buxhetin vendor. Do te kete nje ndikim shume pozitiv ne klimen e biznesit, ne fuqizimin e konkurrences dhe vendosjen e nje drejtesie te te gjithe atyre, qe ushtrojne aktivitete ekonomike perballe ligjit. Bashkive dhe komunave nuk do t'u preken te ardhurat, pasi te ardhurat qe vije nga biznesi i vogel konsiderohen si te ardhura te bashkive dhe nuk do te jene pjese e buxhetit qendror", u shpreh Bode. Ne vitin 2005 buxhetet lokale kishin nje vlere totale prej 19 miliarde e 598 milione leke. Ne vitin 2009 shuma e buxheteve lokale kaloi 40 miliarde leke ose me sakte, 40 miliarde e 374 milione leke. Kjo rritje eshte me nje ritem me te larte se rritja e buxhetit qendror, me nje rritje me mbi 2.2 here, ne nje kohe qe buxheti qendror eshte rritur me 87%, tha kreu i Financave. Sipas tij e gjithe kjo, i dedikohet mbeshtetjes qe qeveria qendrore i ka dhene buxheteve lokale. Ne vitin 2005 te ardhurat nga taksat vendore perbenin 9.6 miliarde leke, ose 9 miliarde e 613 milione leke. Ne vitin 2009 te ardhurat nga taksat vendore jane 12 miliarde e 850 milione leke me nje rritje prej 30%, kur te ardhurat qendrore me taksa te pergjysmuara jane rritur 92%. Duke shpjeguar se si eshte rritur buxheti i pushtetit lokal nga viti ne vit, Bode shpjegon se keto te ardhura nga ana tyre, jane perdorur per shpenzime operative, rroga dhe shperblime, pa kryer investime. Ne vitin 2009 te ardhurat e bashkive qe financojne shpenzimet e tyre jane 13 miliarde leke. Ka nje rritje prej vetem 1.5 % te kapaciteteve te bashkive per te financuar aktivitetet e tyre. Kurse shpenzimet qe perballohen nga buxheti qendror jane 29 miliard e 500 milione leke, qe do te thote qe e gjithe rritja e buxheteve lokale i dedikohet rritjes se financimeve qe jep buxheti qendror per buxhetin lokal. Keshtu, pjesemarrja e qeverise qendrore ne financimin e aktiviteteve te pushtetit lokal eshte rritur me kater here. Bode tha se gjate vitit 2005 te gjitha shpenzimet operative te pushtetit lokal kapin shumen prej 6.6 miliarde lekesh. Ne vitin 2009 shpenzimet operative te bashkive dhe te komunave shkojne ne 12.5 miliarde leke. Pra me nje rritje gati 2 here, ne nje kohe ku te gjitha shpenzimet operative te qeverisjes qendrore jane rritur me vetem 20% ne 4 vite. Ai tha se, shpenzimet per pagat ne vitin 2005 ishin vetem 5 miliarde e 955 milione leke, nderkohe gjate vitit 2009 ato jane 12 miliarde e 300 milione leke. Sipas tij rritja prej rreth 2 here e grandeve qe qeveria qendrore i akordon pushtetit lokal eshte perdorur jo per te rritur vellimin e investimeve te bashkive dhe komunave, por per te rritur shpenzimet operative dhe pagat.