Rama, thirrje biznesit per proteste
Kreu i PS-se dhe bashkise se Tiranes, Edi Rama zhvilloi dje nje takim me pronare te bizneseve te vogla. Rama u ka dorezuar ftesen per te marre pjese ne protesten e bashkive socialiste, qe do te zhvillohet sot ne oren 11 :00 para kryeministrise. "Biznesi i vogel kercenohet nga nje falimentim masiv ne janar per shkak te nje mase, qe eshte kunder Kushtetutes dhe kunder ligjit per autonomine vendore, qe kalon te gjithe biznesin me xhiro mbi 5 milione leke ne vit me TVSH dhe tatim fitimi njesoj si te ishte biznes i madh", informoi kryetari i bashkise me te madhe ne vend, pronaren e nje dyqani te cilin shkoi ta takonte sot paradite. Nga ana e saj, pronarja tha se i vetmi veprim qe i mbetej ishte mbyllja e biznesit me 31 dhjetor 2009, pasi rrezikonin te falimentonin. Protesta kunder vendimit te qeverise per decentralizimin e pushtetit vendor, kalimin e biznesit te vogel ne ate te madh, si dhe per mos akordim te fondeve qe i takojne bashkise jane zhvilluar gjate dites se djeshme ne disa qytete si ne Berat, Patos dhe Korce. Sipas bashkiakeve socialiste keto vendime cenojne autonomine e pushtetit vendor.