BB Shqiperia ka ulur informalitetin
Banka Botërore në bashkëpunim me ministrinë e Financave kanë prezantuar në Bilisht të Korcës, projektin për uljen e shkallës së informalitetit në vend. Lufta ndaj këtij fenomeni dhe evazionit fiskal janë cilësuar nga ministri i Financave Ridvan Bode si prioritare për zhvillimin e ekonomisë dhe të proceseve integruese të Shqipërisë drejt BE. Pjesëmarrëse në këtë prezantim, drejtoresha e bankës Botërore për Shqipërinë znj. Lvovsky, i ka konsideruar të suksesshme masat e marra nga qeveria për uljen e informalitetit, ndërkohë që ka bërë thirrje për bashkëpunim edhe nga qeveritë vendore.