Bode: Rritja e naftës, penalizim për tregtarët
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka bërë ditën e djeshme bilancin e punës 7-mujore të financave shqiptare. Pavarësisht shtimit me 5 miliardë lekë më shumë në buxhet, si rezultat i tejkalimit të të ardhurave, Bode ka lëshuar edhe kritikat e tij. Numri një i financave ka bërë të ditur edhe skemën e re të monitorimit të çmimit të naftës. Sipas ministrit, nafta tashmë tatohet në bazë të njësive që ajo shet. Me pak fjalë, në rast se rritet çmimi i lëndëve djegëse, skema e re e monitorimit bën të mundur që edhe tatimi të rritet për tregtarët e naftës, duke mos lejuar abuzimin me sasinë që deklaron. Kjo mënyrë nuk lejon që të abuzohet, si dhe nuk krijon interes për grosistët e karburanteve që të rrisin çmimin apo ta ulin atë sipas interesave të momentit. “Kjo që ka bërë Ministria e Financave është në dobi të konsumatorëve. Në rast se rritet çmimi i naftës, atëherë do të ketë edhe penalizim”, - tha Bode. Më tej në konferencën e tij, Bode ka lëshuar kritika edhe ndaj pushtetit lokal. Ai tha se bashkitë dhe komunat janë më të interesuar të marrin grante nga qeveria dhe nuk përkushtohen të mbledhin taksat e biznesit të vogël që kanë në ngarkim. Sipas tij, mjaft biznese të vogla favorizohen për të mos paguar taksa. Kjo gjë ka bërë që të krijohet një dëm prej 3 miliardë lekësh të cilat nuk janë mbledhur, por që Bode kërkoi të rikuperohet nga administrata lokale. Njëkohësisht, ministri Bode informoi se fundjavën e kaluar, Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi dy dokumentet kryesore për Shqipërinë, rishikimin e marrëveshjes së pestë me qeverinë shqiptare për zbutjen e varfërisë dhe mbështetjen e rritjes ekonomike, si dhe atë për mbikëqyrjen në kuadër të “Artikullit IV” të FMN-së me qeverinë shqiptare. “Në këto dokumente, të bazuara në analizë tepër të detajuar për ekonominë shqiptare, FMN-ja shprehet me vlerësime pozitive për situatën ekonomike dhe optimizëm për zhvillimin perspektiv të ekonomisë shqiptare”, - tha Bode. Ai shtoi se mbetet prioritet ruajtja e një pozicioni të fortë të financave publike në raport me ekonominë, që nxit zhvillimin në tërësi të ekonomisë. “Në bazë të kësaj arritjeje të mirë ekonomike dhe qëndrueshmërisë që ka demonstruar vendi edhe përballë presionit të luhatjeve që ka ekonomia ndërkombëtare në fushën e çmimeve, FMN-ja tërheq vëmendjen dhe vlerëson se është politika fiskale e qëndrueshme dhe e fortë, që ka mundësuar këtë rritje të mirë ekonomike, që përbën garancinë në perspektivë për zhvillimin pozitiv në ekonominë shqiptare, kryesisht në dy drejtime kryesore: në qëndrueshmërinë e politikës fiskale dhe në bërjen atraktive të kësaj politike për biznesin në nivelet e ulëta të tatimeve dhe taksave”, - tha Bode
Privatizimi i KESH-it, çmimi i energjisë nuk do të rritet
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se privatizimi i sistemit të shpërndarjes në KESH nuk do të rrisë çmimin e energjisë. “Është krijuar ideja se privatizimi do të rrisë çmimet. Kjo nuk është e vërtetë. Privatizimi do të prekë pjesën e shpërndarjes së energjisë, por furnitori do të jetë përsëri shteti”, - tha Bode, i cili shtoi se synimi i qeverisë është futja e energjisë në treg dhe në këtë mënyrë, çmimi i energjisë do të orientohet drejt rregullave të tregut, i cili do të jetë përcaktuesi kryesor i tij. Futja e energjisë në treg dhe krijimi i tregut të energjisë në vend është një prej objektivave të qeverisë në lidhje me përmirësimin energjitik në vend dhe kjo pritet të realizohet duke rritur mundësinë e prodhimit si dhe të transmetimit të energjisë, si edhe duke përfunduar procesin e privatizimit të KESH-it, si dhe të një sërë objekteve prodhuese në vend. Aktualisht, procesi i privatizimit të kompanisë shtetërore më të madhe në vend ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Aktualisht, është duke filluar procesi i vlerësimit të korporatës, i cili do të konkludojë edhe në përcaktimin e vlerës së shitjes së divizionit të shpërndarjes së KESH-it. I gjithë procesi i privatizimit është parashikuar të mbarojë brenda vitit të ardhshëm, gjë që është bërë e ditur që më parë nga Ministria e Ekonomisë. Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë, ka pasur një interesim mjaft të madh prej një sërë kompanish të huaja për të marrë nën pronësi sektorin e shpërndarjes së energjisë. Sipas ministrisë, kjo tregon që shanset janë mjaft të mira që sektori i shpërndarjes shumë shpejt të kalojë në menaxhim privat, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e performancës së kësaj kompanie. Qeveria është duke punuar që privatizimi i KESH-it të fillojë sa më shpejt, për të bërë të mundur vënien në efiçencë të kësaj korporate. Ky privatizim është në listën e projekteve më të rëndësishëm në sektorin energjitik.