E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda gushtit, tenderi për ndërtimin e rrugës Shkodër - Hani i Hotit

Segmenti Shkodër - Hani i Hotit do të tenderohet brenda këtij muaji. Burime pranë Ministrisë së Transporteve bëjnë të ditur se kjo rrugë ka të siguruar fondin financiar dhe ka mbetur vetëm kompania për t’u përzgjedhur. Kjo rrugë ka marrë financimet nga qeveria italiane me anë të një kredie prej 21,7 milionë euro dhe një grant prej 150 mijë eurosh. Me këtë marrëveshje sigurohet financimi për projektimin inxhinierik, drejtimin e punimeve, si dhe punimet civile. Kredia është dhënë me interes zero dhe me një afat shlyerje prej 39 vjetësh nga të cilat 19 vjet janë periudhë pa pagesë. Pra, shlyerja e kredisë fillon pas 19 vjetësh. Kjo rrugë është cilësuar tepër e domosdoshme, pasi e lidh Shqipërinë më lehtë me Evropën, nëpërmjet Malit të Zi. Kjo nuk është vetëm një zgjerim rruge, por edhe bonifikim i komplet zonës përreth saj. Duke ndërtuar rrugën do të vendosen kanalizimet dhe instalimet e elektrikut, pra perverse do të ndërtohet një rrugë, do të zhvillohet edhe zona që ajo mbulon. Njëkohësisht me këtë fond, në qytetin e Shkodrës realizohet një unazë e brendshme prej 9.5 km nga të cilat 6 km në pjesën lindore dhe 3.5 km në pjesën perëndimore, si dhe një rrugë lidhëse të pjesës veriore kësaj unaze me rrugën nacionale të Hanit të Hotit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›