LRI-ja në konferencën verore të ECOSY
Një delegacion prej 37 vetësh nga Lëvizja Rinore për Integrim mori pjesë në konferencën verore të organizuar nga ECOSY, Rinia Socialiste Evropiane. Kjo konferencë verore u zhvillua në Jug të Francës, në qytetin e Karpentras ku merrnin pjesë mbi 2000 të rinj nga e gjithë Evropa. Në këtë javë u zhvilluan shume work-shope, seminare, konferenca me personalite nga më të ndryshmet të Evropës mbi çështje të ndryshme. LRI-ja mori pjesë dhe zhvilloi një sërë debatesh në tematikat të ndryshme të trajtuara gjatë konferencës, si p.sh. në arritjen e objektivave elektorale të forcave t[ majta dhe se si mund të përfshihet rinia në këto procese kaq të rëndësishme, ku pjestar[ të delegacionit shqiptar ndanë përvojën dhe shkëmbyen ide me personalite dhe ekspertë në këto fusha. LRI-ja theksoi fort rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore dhe publike dhe se vetë kjo është shndërruar në një motor të angazhimit rinor shqiptar drejt angazhimit të rinisë shqiptare drejt vlerave të social-demokracisë.