Meta: Rama po zhduk hapësirat e gjelbra në Tiranë
Lideri i LSI-së, z.Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me të rinj të njësisë bashkiake nr. 8 në Tiranë. Duke marrë fjalën, Meta u shpreh optimist për fitoren e LSI-së në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, dy janë qëllimet e LSI-së në këtë drejtim, së pari, për të ndryshuar mënyrën e bërjes politikë në Shqipëri, dhe së dyti, rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë. “Ne jemi të bindur, - tha Meta, se ne do të fuqizojmë dimensionin evropian të Shqipërisë. Nuk mund t’i japë atë energji thithëse dhe tërheqëse Shqipërisë për në Evropë, as Sali Berisha dhe as ndonjë tjetër që kërkon të bëjë garë me të për të qenë më autoritar apo më demagog sesa ai. Dhe nuk mund të shkohet në Evropë duke përdorur rininë si fasadë”, - u shpreh Meta. Por sipas tij, në Evropë shkohet duke u mbështetur fortë tek rinia, dhe sidomos duke u përqendruar akoma më shumë në çështje që kanë të bëjnë me arsimimin e rinisë dhe në çështje që kanë të bëjnë në punësimin e saj. “Kryetari i Bashkisë, - tha Meta, - u angazhua më parë për të shtuar terrenet sportive në Tiranë, për të shtuar ambientet sociale dhe kulturore, për të mbrojtur ato sipërfaqe të gjelbëruara që kanë shpëtuar deri tani. Berisha më parë e akuzontek e bashkisë se e kishte shkatërruar kryeqytetin duke e betonuar atë, ndërsa tani kemi një bashkëpunim perfekt për t'i dhënë goditjen përfundimtare qytetit tonë duke e kthyer edhe të vetmin park që ka sot Tirana në një qendër urbane duke ndërtuar kulla shumëkatëshe. Kryeministri dhek i kashkisë, - tha Meta, - janë angazhuar së fundmi të zhdukin terrenet sportive të sport-klub “Partizanit”, të kompleksit “Dinamo”, kopshtin botanik dhe kompleksin e pishinave tek Liqeni Artificial. Përmes nismave të paligjshme, këta duan të zhdukin hapësirat e gjelbra në Tiranë dhe terrenet sportive ku stërviten mijëra të rinj dhe të reja. Por, ne nuk do të lejojmë që “mushkëritë e kryeqytetit”, të vazhdojnë të zvogëlohen dhe të shkojnë drejt zhdukjes, si rrjedhojë e aferave të paligjshme për ndërtime të pallateve nga 20 deri në 33 kate, ku janë të përfshirë edhe njerëz të afërt të Kryeministrit si dhe të kastës që po krijojnë Rama dhe Berisha në kurriz të interesave publike.