PDS: E majta duhet të bashkohet
Partia Demokracia Sociale bëri thirrje dje për bashkimin e së majtës. Sekretari politik i kësaj partie, Artur Duçkallari, tha se se ridimensionimi dhe reformimi real i se majtës nëpërmjet zbatimit të një marrëdhënieje të re, do të forconte opozitën konstruktive ndaj një kryeministri dhe qeverie të papërgjegjshme dhe do të garantonte suksesin e saj në përballjen politike të vitit 2009.
Referuar zhvillimeve të fundit politike, Duçkallari vuri në dukje se ky është momenti i duhur për tu bashkuar. “Nisur nga kjo situatë e rëndë, pavarësisht kundërshtimeve dhe debatit të ndezur politik brenda opozitës në rastin e ndryshimeve e kushtetuese, Partia Demokracia Sociale vlerëson se tashmë, ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend, moment ky që kërkon nga aktorët dhe faktorët realë opozitarë të marrin përgjegjësinë për të formësuar me kontributin dhe oponencën e tyre pozitive, eksperiencat, vlerat, frymën dhe mentalitetin e tyre një aksion opozitar të përbashkët”, - deklaroi Duçkallari.