Llogaritë e Gjinushit: PS-PSD fitojnë edhe pa LSI-në
Skënder Gjinushi, aleati më i ngushtë dhe besnik i Partisë Socialiste, mendon se boshti PS-PSD do të jetë fitues edhe pa LSI-në në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Sipas tij, PS-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje PSD-së dhe përcaktimit të nivelit të bashkëpunimit me të, duke parë marrëdhëniet që ka me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Përkundrazi, Gjinushi parashikon një bashkëpunim me LSI-në vetëm pas zgjedhjeve. “Më e rëndësishme dhe më përcaktuese është shkalla e bashkëpunimit të PS-së dhe PSD-së sesa të marrëdhënies PS-LSI, të cilat tashmë janë të qarta, këto marrëdhënie të konkretizohen vetëm pas zgjedhjeve”, - tha kreu i PSD-së, ndërsa thekson se daljet vetëm në zgjedhje me këtë lloj sistemi nuk duhet të bëhen të zakonshme, sepse kjo e dëmton më shumë të majtën. “Sistemet proporcionale e lejojnë një hyrje vetëm pa u dëmtuar, por sistemi spanjoll prapë do një kujdes që hyrja vetëm s’duhet kthyer në modë, pra nëse PSD vetëm PS vetëm, të gjithë vetëm, ky lloj copëzimi mund të dëmtonte”, - deklaroi Gjinushi. Megjithatë, duket se në këtë pikë LSI-ja nuk ka treguar asnjë lloj pozicionimi nëse ngelet jashtë koalicionit të së majtës. Përkundrazi, kjo parti e ka kushtëzuar bashkëpunimin me Partinë Socialiste me shkëputjen e bashkëpunimit që ka me mazhorancën. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, e ka bërë të qartë se përgatitet për të dalë i vetëm në zgjedhje, ndërsa i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që të reflektojë. “Duhet të ndërpriten marrëveshjet që ka bërë z.Rama me z. Berisha të cilat jo vetëm nuk sollën reformat e premtuara, por sollën pasojat që ndërkombëtarët u detyruan që të japin alarmin. PS-ja duhet të largohet nga ky shpërdorim që po i bëhet”, - është shprehur kreu i LSI-së. Por pavarësisht qëndrimeve, e majta vazhdon të mbetet në kaos. Më pak se një vit larg zgjedhjeve duket se asgjë nuk mund të sjellë bashkëpunimin. Zëra të ndryshëm brenda Partisë Socialiste kanë kërkuar që të gjendet gjuha e përbashkët dhe në zgjedhjet e 2009-ës opozita të paraqitet e bashkuar para zgjedhësve. Por zhvillimet e muajve të fundit e kanë larguar më shumë të majtën. LSI-ja është distancuar me forcë nga qëndrimet e Partisë Socialiste në Parlament.
Një situatë sherri mes PS-së dhe LSI-së është më se komode për partinë e Skënder Gjinushit, i cili ka gjetur hapësirat që t’i afrohet sa më shumë Partisë Socialiste, madje të kërkojë shkrirjen me të. Ai ka dorëzuar në këtë parti edhe një draft se si duhet bërë shkrirja mes dy partive, por deri më tani nuk ka ende një përgjigje konkrete nga ana e selisë rozë
Një situatë sherri mes PS-së dhe LSI-së është më se komode për partinë e Skënder Gjinushit, i cili ka gjetur hapësirat që t’i afrohet sa më shumë Partisë Socialiste, madje të kërkojë shkrirjen me të. Ai ka dorëzuar në këtë parti edhe një draft se si duhet bërë shkrirja mes dy partive, por deri më tani nuk ka ende një përgjigje konkrete nga ana e selisë rozë