Prishtina: Serbët nuk bashkëpunojnë
Ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë për BBC-në se mosgatishmëria e serbëve për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës ka bërë që formimi i komunës së Parteshit dhe Mitrovicës Veriore të shtyhet për një kohë. Sipas ministrit Ferati, zgjedhjet për këto dy komuna do të mbahen më vonë, ndërsa zgjedhjet e rregullta ta parapara për 15 nëntor, do të mbahen për tri komuna të reja serbe, ku bashkëpunimi i serbëve nuk ka munguar.
Ministri Ferati ka vlerësuar se serbët janë të përçarë rreth procesit të decentralizimit, e sidomos në veri të Mitrovicës, për shkak të ndikimit të Beogradit. Autoritetet në Beograd, përfshirë Presidentin serb, Boris Tadiç, u kanë bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet vendore. Beogradi thotë se ende nuk janë krijuar kushtet e duhura për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet kosovare.