Feith: Do të formohen edhe tri komuna të reja
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, ka deklaruar formimin e tri komunave të reja dhe zgjerimin e një komune ekzistuese me shumicë serbe menjëherë pas zgjedhjeve të 15 nëntorit. Ndërkohë është shtyrë për gjashtë muaj vendimi për pjesën veriore të Mitrovicës dhe Parteshin.
Në përpjekje të sigurimit të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e ardhshme lokale, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, me miratimin e qeverisë së Kosovës, ka deklaruar formimin e 3+1 komunave të reja me shumicë serbe menjëherë pas zgjedhjeve të 15 nëntorit. Bëhet fjalë për komunat e Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut dhe zgjerimin e komunës së Novobërdës.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Endi Mekgafi, thotë se ICO-ja dhe qeveria e Kosovës, tashmë, u dërguan mesazhe serbëve në Kosovë se do të ketë komuna të reja dhe decentralizim, dhe se tash i përket këtij komuniteti që të marrë pjesë dhe të vendosë një komunikim edhe më të mirë me Prishtinën.
Zyrtari i ICO-së thotë se vërehet një interesim më i madh te serbët që të jenë pjesë e formimit të komunave të reja, duke marrë parasysh edhe procesin e decentralizimit. "Mendoj se ka një rritje të interesimit në lidhje me decentralizimin dhe se kjo nuk është një temë e re në Kosovë, sepse procesi ka filluar nga viti 2008", thotë Mekgafi. Ai rikujton formimin e grupeve punuese nëpër komunat e reja, të cilat kanë për detyrë përgatitjet për ngritjen e pushteteve të reja komunale. Për dallim nga pjesa qendrore e Kosovës, ku thuhet se ka një interesim më të madh të serbëve, Mekgafi thotë se, aktualisht, ekziston dhe një gjendje tjetër në pjesën veriore të Mitrovicës, ku, po ashtu, parashihet të formohet komuna e re. "Me siguri se do të ketë komunë të re të formuar edhe në Mitrovicën Veriore, kurse koha optimale për këtë është cekur në deklaratën e shefit të ICO-së", thekson Mekgafi. Sidoqoftë, në pjesën veriore të Mitrovicës ka nevojë për një përparim gradual, thotë ai, duke besuar se decentralizimi do të zbatohet, si në veri, ashtu edhe në pjesët tjera të Kosovës siç e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit.
Në deklaratën e shefit të ICO-së, Piter Feith, thuhet se komunat e reja do të gëzojnë kompetenca të njëjta, si të gjitha komunat e tjera në Kosovë dhe do të marrin përsipër disa kompetenca të zgjeruara, përfshirë këtu mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe emërimin e komandantëve lokalë të policisë.
Ndërsa është marrë vendim për formimin e komunave të reja, Feith bën me dije se pas përparimeve të nevojshme, decentralizimit dhe formimit të komunave të reja do t‘i nënshtrohen edhe Parteshi dhe Mitrovica Veriore, ku për shkak të shkallës së përgatitjeve, zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas 16 nëntorit 2009.