E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Kryebashkiaku i Durrësit të zgjidhë konfliktin për 400 familjet në zonën e plazhit

Deputeti demokrat i qarkut të Durrësit, Eduart Halimi nga foltorja e Parlamentit është ndalur në problemin që sipas tij prek 400 familje që ndodhen në zonën plazhit të këtij qyteti. Këto familje janë vendosur në ish kabina pazhi, godina 2-5 katëshe me kushte të mjera, për të cilat familjarët kanë paguar më shumë se 15 vjet qira në pushtetin lokal. Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar kthimin e banesave duke autorizuar bashkinë e Durrësit të lidhë kontrata, kjo është

refuzuar me shkrim nga kryetari i bashkisë. Kjo është e papranueshme. Si njeri i ligjit që jam kam pritur që ky njeri të linte mënjanë interesat e tij, betonieret e tij, sekserët që shkojnë në emër të tij ti linte jashtë kësaj çështje. Ka qenë detyrë e bashkiakut të Durrësit të përpilonte procedurat, u shpreh Halimi. Ai i bëri thirrje nga foltorja e parlamentit kryebashkiakut të Durrësit, për të zgjidhur konfliktin e krijuar prej tij se përndryshe mbi të do të rëndojë ligji. Ndaj dhe zgjodha të flas për këtë çështje se procesi i nisur nga qeveria do të shkojë deri në fund, por për të vënë në dijeni zgjidhjen e këtij konflikti kundër cilitdo që guxon të shkel ligjet e këtij vendi dhe që radhën e ka kryetari i Bashkisë së Durrësit, përfundoi Halimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›