E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri i ri i zgjerimit të BE: Integrimi i Ballkanit do vazhdojë

BRUKSEL- Komisioneri i ri europian i zgjerimit Shtefan Fuele ka folur për herë të parë pas emërimit në këtë post nga presidenti i KE, Barroso. Fuele ka thënë se ballkani nuk do të mbetet anash por do të integrohet. Duke folur për mediat ceke ai ka thënë se është e domosdoshme të vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj. Fuele u tha mediave ceke se Ballkani perëndimor së bashku me Kroacinë dhe Turqinë janë vendet që ai tani do ti vizitojë më shpesh. Ai theksoi se ka qenë më parë në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci por jo në Shqipëri. Sipas tij nuk është momenti për të supozuar se cili do të mund të bëhet anëtari i ardhshëm i Bashkimit Europian.
Sidoqoftë dy vende janë në listën kryesore për të hyrë të parat, Kroacia dhe Islanda, vendet e tjera kandidate janë Turqia dhe Maqedonia, ndërsa vendet që presin të marrin statusin e kandidatit janë Shqipëria dhe Mali i Zi, ndërkohë Serbia ende nuk e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim.
Komisioneri i ri i zgjerimit ka patur disa poste në politikën dhe diplomacinë ceke. Ai në fakt ka një të kaluar komuniste pasi ka qenë anëtar i kësaj partie, por ai është mbështetës i hyrjes së vendeve ballkanike në NATO dhe BE.
Cekia Euroskeptike nuk u ndëshkua nga Bashkimi Europian pasi pengoi dhe vonoi miratimin e Traktatit të Lisbonës.
Kërkesa e Shqiëprisë për në BE u pranua nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian dhe tani pritet që Komisioni Europian të japë një opinion për Shqiëprinë, gjë që do të ndodhë brenda vitit që vjen. 
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›