Ekstradohet drejt Italisë, laçiani i dënuar me 21 vite burg

Gjykata e Milanos, më datë 25.05.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Arratisjes nga burgu”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.
Shtetasi Ylli Ndoj, gjatë muajit dhjetor të vitit 2004, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë.
Ky shtetas është shpallur fajtor gjithashtu për një tentativë vrasjeje të ndodhur më datë 13.02.2005. Ndërkohë që më date 17.03.2011 ai është arratisur nga burgu i Voghera-s në Itali. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 08.09.2011, në Kurbin, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi të këtij shtetasi. /Start/
2012-01-13 15:30