Ja si Albtelekom vjedh shqiptarët

Shoqata e Konsumatorit: Ja shërbimet që ka zhdukur Albtelekom për abonentët
Kryetari i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, Dr. Islam Cani, shprehet se 90% qytetarëve të ankuar u mungon fatura analitike, gjithashtu ka filluar dhe po rritet numri i prishjes e kontratave për shërbimin ADSL si rrjedhoje e mos funksionimit normal, si dhe të kontratave konfuze, pra u mungon informacioni i garantuar me ligj. SHKSH-ja, që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe në vazhdim të vitit 2009, ka regjistruar me dhjetëra ankesa të konsumatorëve për telefoninë fikse, të cilët, sipas tyre paguajnë shërbimin telefonik, jo cilësor, jo transparent, jo korrekt me kontratën dhe Ligjin Nr. 9902, datë 17.04.2008 Për Mbrojtjen e Konsumatorëve neni 40, i cili bën fjalë për Mënyrën e Faturimit, ku shprehet në pikën 3 të këtij neni se Fatura për shërbimet e telekomunikacionit, shpërndarë konsumatorit, duhet të përmbajë informacion të plotë për listën e numrave të telefonatave të thirrura, kohën dhe zgjatjen e telefonatave të bëra, nëmurin e impulsive dhe çmimin total për periudhën e caktuar. Shoqata e konsumatorit Shqiptarë, shprehet se ankesat janë bërë publike në mënyra nga më të ndryshme. Në bazë të ankesave gojore, me telefon, me letra e deklarata të shkruara drejtuar SHKSH-së, pas një verifikimi të bërë nga grupi i punës në lidhje me këtë problem rezulton se konsumatorët kanë të drejtë, sepse nuk u shkon asnjëherë fatura analitike dhe as nuk përshkruhet ashtu siç thotë neni 40, i Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe ja më konkretisht:
-Së pari: Konsumatorëve u është bllokuar (hequr) e drejta që kanë gëzuar deri në muajin Nëntor të vitit 2008. Telekomi ka bllokuar kodin ( * 3.9? ) që tregonte dhe kontrollonte se sa impulse kemi harxhuar, për kohën e bisedës, shpejtësinë e impulsive për minutë, të cilët jo vetëm që e informonin konsumatorin, për impulset e harxhuara por edhe e bënin atë më të kujdesshëm për të kursyer. Kjo heqje arbitrare pa informuar konsumatorin është një mungesë transparence, sipas konsumatorëve është vjedhje e hapur dhe diskriminim. Gjithashtu, devijohet ligji dhe kontrata, nuk përfillet konsumatori si partner në konsumin telefonik.
Së dyti: Qytetarëve (konsumatorëve) në mënyrë arbitrare u është hequr numri 122, nëpërmjet të cilit merrnin informacionin për të njoftuar mbi funksionimin ose jo funksionimin,po ashtu nuk është njoftuar se ky numër është zëvendësuar, ku pretendohet se shkruhet ne faturë, por si mund ta dinë konsumatorët këtë numër kur nuk u shkon fatura në shtëpi?! Më keq akoma se ky numër nuk ekziston as në zyrat e ankesave të Telekomit Tirana 1 dhe Tirana 2.
Së treti: Për sa i përket cilësisë së shërbimit me përjashtim të Tiranës ku ankesat janë në një numër më të vogël, ndërsa në rrethe cilësia vlen për të dëshiruar si me zhurma, ndërprerje të herë pashtershme, kur drejtohemi për ankesë në PTT-të, për rastin konkret ku ne e verifikuam në Krujë, qytetarët thonë se personeli i Telekomit nuk të jep asnjë sqarim, por vetëm kaq: do ta ndjekim dhe do tu përmirësohet.
Së katërti: Kur përdorim telefonin për komunikim, thonë konsumatorët menjëherë pas dy, tre zileve, pavarësisht se nuk bëhet lidhja me personin që presim të komunikojmë, për zilet në pritje fillon pagesa. Me të drejtë u lind pyetja; Përse ndodh kështu? Pra për të gjitha këto ndryshime konsumatori nuk është informuar dhe njoftuar nga Telekomi.
************************************************************************************************************************
Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, apel Kompanisë Albtelekom
Qytetarët nuk pajisen me faturën e shërbimit telefonik
Po ju drejtohemi Ju, Kompanisë Albtelekom, meqenëse konsumatorët më përpara kanë arritur që të bëjnë kontakte me sektorët përgjegjës të Telekomit, por nuk ju është dhënë mundësia për tu zgjidhur problem i tyre, për fat të keq sorollaten duke u justifikuar se Telekomi paguan postën për shpërndarjen e faturave dhe ata duhet tju dërgojnë faturën në shtëpi qytetarëve. Ndërsa, konsumatorët kanë 6-7 vjet që nuk u shkon fatura në shtëpi, atëherë këtë problem duhet që ta zgjidhi Telekomi me postën ndërmjet tyre. Përse Telekomi i thotë qytetarit që shko dhe interesohu në postë, për mungesën e faturës.?
Një shqetësim tjetër i konsumatorëve është dhe mos marrja e shërbimit të mirë nga kontrata e bërë përADSLme Albtelekomin duke sjellë prishjen e kontratave, kjo si rrjedhojë e mungesës se transparencës nga Telekomi. Ku, Për Shërbimin e ADSLnë kontratë citohet se përdoruesi ka të drejtë: Pika 4.2.1 Të përdorë pa kufizim shërbimin ADSL në përputhje me termat e kësaj kontrate. Pika 4.2.2 Të kërkojë me shkrim ndryshime të tipit të paketës, shpejtësisë së transmetimit apo të adresës (vendndodhjes), për të cilat palët bien dakord. Pika 4.2.3 të kërkojë me shkrim prishje të kontratës në mënyrë të njëanshme. Por mungesa e këtyre shërbimeve kanë bërë që qytetarët po prishin Kontratën për shërbimin e ADSL. sepse:
1. Konsumatorët, thonë se ne jemi të detyruar të prishim kontratën sepse çmimi është dyfishuar, kjo në kundërshtim me kontratën e nënshkruar më parë.
2. Nga ana funksionale linjat jo korrekte pa shpejtësinë e duhur të përcaktuara në kontratë si dhe me shkëputje të herë pashtershme .
3. Mos deklarim dhe mungesë transparence lidhur me shoqërimin e TVSH-s, dhe të taksave te tjera për shërbimin e kryer.
4. Kur jemi drejtuar për ankesë thonë ata, kemi hasur presionin nga sportelistet që të paguajmë 5000 lekë gjobë dhe te kthejmë modemin e instaluar, gjë që thuhej se është falas ne kontrate.
5. Konsumatorët thonë se kontratat e shërbimit të Albtelekomit janë konfuze (të paqarta rreth të drejtave dhe përgjegjësive) dhe kjo bën që të sorientohen në vendimmarrje.
****************************************Albtelekom diskriminon konsumatorët
Kohët e fundit, shumë abonentë të Kompanisë Albtelekom, janë ankuar në mënyra të ndryshme, si nëpër media, te Avokati i Popullit, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe pranë zyrave të ankesës të vetë Albtelekomit, në lidhje me shërbimin telefonik që ofron kjo kompani. Përgjithësisht qytetarët janë ankuar për abuzime me anë të faturave telefonike, ku fatura mujore e shërbimit telefonik ka shënuar një vlerë shumë më të madhe se shuma e impulseve që ata kanë konsumuar gjatë bisedave telefonike. Për këtë shkak shumë pajtimtarë, janë revoltuar nga vlera e shënuar në faturat e tyre telefonike, vlerë e cila nuk përputhet aspak me konsumin mujorë telefonik. Ankesa të tjera janë paraqitur për qëndrimin shpërfillës që kanë mbajtur zyrat e ankesave përkatëse të Albtelekom, në lidhje me pakënaqësitë dhe kërkesat që kanë pasur abonentët për shërbimin telefonik të ofruar. Ndërkaq, abonentët, kanë kërkuar fletën analitike të thirrjeve, sqarime dhe dëmshpërblim për çmimet e pathemelta të faturave telefonike që, sipas tyre nuk përputhen aspak me impulset e konsumuar gjatë muajit.
Janë ankuar për rritjen e tarifave telefonike nga ana e Kompanisë Albtelekom, pa u konsultuar më parë me abonentët, nismë e cila shkel rregullat e kontratës së nënshkruar më parë. Megjithatë, ndërprerja e sinjalit telefonik, ka qenë problemi më i mprehtë që ka shqetësuar pjesën dërmuese të qytetarëve të kryeqytetit. Ndërprerjet e shpeshta dhe të gjata të sinjalit të telefonave fiks, sipas qytetarëve, një gjë e zakonshme, duke u përsëritur pothuajse çdo javë në distanca kohorë tepër të gjata. Ndërsa, teknikët e kësaj kompanie edhe në ato raste kur kanë ndërhyrë, kanë shkuar me shumë vonesë për të riparuar defektet në rrjet. Ndërkaq, konsumatorëve u është mohuar e drejta e pajisjes së tyre më fletën analitike të thirrjeve për shërbimin telefonik nga Kompania Albtelekom. Fleta analitike e thirrjeve, si një e drejtë themelore e konsumatorit, do të eliminonte dyshimet dhe pakënaqësitë nga abonenti në lidhje me vlerën e faturës telefonike. Ajo përmban, koston e bisedës telefonike, numrin e thirrur bashkë me vendndodhjen gjeografike, kohëzgjatjen dhe kohën kur është kryer biseda. Kjo metodë pune e praktikuar tashmë nga Teleko