E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode e Pollo: PS-ja hyn në zgjedhje pa alternativë



Përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse janë të sigurt në fitoren e së djathtës më 28 qershor, pasi sipas tyre, PS-ja po hyn në zgjedhje pa alternativë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, zhvilloi takime në komunat Tomin, Sllovë dhe Kalaja e Dodës në rrethine e Dibrës. Ai prezantoi kandidatin për deputet Sherefedin Shehu dhe u ndal tek investimet e qeverisë. “Kemi filluar Rrugën e Arbrit dhe brenda 6-mujorit të parë të 2010 fillojmë asfaltimin nga këtu ku jemi deri në Kala të Dodës me asfalt, me rrugë të parametrave evropianë”, - tha Bode. Kurse zëvendëskryeministri Genc Pollo gjatë takimit në Çelepias të Beratit vuri në dukje se Partia Socialiste hyn në këto zgjedhje pa alternativë. “E vetmja gjë ku ka shkëlqyer Edi Rama me të vetët, është gënjeshtra, shpifja, mashtrimi dhe baltosja për gjithçka të mirë që bën qeveria”, - deklaroi z. Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›