E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë; Alibeaj dhe ambasadori spanjoll, takim me të dënuarit



Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ambasadori i Spanjës në Tiranë, z. Manuel Montobbio dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, do të vizitojnë sot në orën 15:00 burgun e Fushë-Krujës, me rastin e përfundimit të projektit “Mbështetje për implementimin e një programi aktivitetesh dhe masash, që të mundësojë riintegrimin e të dënuarve dhe të dënuarave me heqje lirie”. Ky projekt u zbatua nga Agjencia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID) në vëmendje e Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky projekt është bërë në kuadër të reformimit të sistemit të vuajtjes së dënimit në vend dhe ka kushtuar 210 mijë euro. Ai synon risocializmin e të dënuarve në shoqëri nëpërmjet formimit të tyre profesional dhe nëpërmjet organizimit të aktiviteteve terapeutike. Axhenda do të nisë me një vizitë në ambientet e brendshme ku janë kryer kurset profesionale, në prezencë edhe të të dënuarve që kanë qenë subjekt i këtyre kurseve, si dhe disa nga ambientet që janë pajisur nga projekti, si p.sh., klasat ku kryhet trajnimi, biblioteka, dhoma e këshillimit. Në sallën e bibliotekës do të flasin për shtypin ministri i Drejtësisë dhe ambasadori spanjoll.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›