E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Withers: SHBA, mbështetje partisë fituese



SHBA-të garantojnë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re që pritet të dalë fituese nga votimet e shqiptarëve më 28 qershor. Nisur nga kjo, SHBA-të presin që zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme dhe se qeveria e saj do të ndihmojë cilindo koalicion që do të fitojë këto zgjedhje pas 28 qershori. Mesazhi i diplomatit amerikan në Tiranë John Withers, u dha dje nga Berati, ndërsa deklaroi: “Duhet shumë kujdes në mbarëvajtjen e zgjedhjeve si dhe duhet që të gjithë shtetasit, të cilët ende nuk kanë aplikuar, të punohet me këta që të jenë të pranishëm në zgjedhjet e 28 qershorit. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë nga do të marrë vlerësimin dhe Shqipëria. Qeveria amerikane do të ndihmojë cilindo koalicion që do të fitojë këto zgjedhje pas 28 qershorit”. Në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje shqiptarëve që të pajisen me kartat e identitetit, me qëllim që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe brenda standardeve. Duke u kujtuar limitin kohor të këtij procesi, atë të 28 majit, gjatë një vizite dje në Berat, ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, pohoi se SHBA-të presin që zgjedhjet parlamentare shqiptare, që pritet të zhvillohen më 28 qershor, të jenë të lira dhe të ndershme. Withers në fjalën e tij rreth zgjedhjeve garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re që do të dalë nga votimet e shqiptarëve. Ambasadori theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë mbështetja kryesore për shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, ambasadori amerikan ka folur edhe për standardet e zgjedhjeve, duke iu referuar pajisjes se qytetarëve me kartat e identitetit duke kërkuar mbarëvajtjen e këtij procesi. Ai ripërsëriti apelin që të gjithë shqiptarët të aplikojnë për kartat e identitetit deri më 28 maj. Ambasadori amerikan zhvilloi dje një vizitë private në qytetin e Beratit. Z. Withers vizitoi së bashku me bashkëshorten lagjet muzeale, si dhe Muzeun Etnografik e muzeun “Onufri”. Në ditën e dytë të qëndrimit të tij ambasadori amerikan bëri bërë një vizitë zyrtare në Bashkinë Berat ku u prit nga kreu i bashkisë, Fadil Nasufi. Më pas, vizita e tij vijoi në institucionin e prefektit. Prefekti i Beratit, z. Rumnici, bëri një rezyme të të gjitha arritjeve të katër viteve në qarkun e Beratit. Rumnici pohoi se qarku i Beratit përbëhet nga rreth 200 mijë banorë të cilët 160 mijë janë votues, ndërsa po punohet në të gjitha bashkitë e komunat për të përfunduar procesin e aplikimit të kartave të identitetit si dhe për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›