“Korrupsion me lejet e bashkisë”
Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, deklaroi dje se “Transparency International botoi raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2009, ku konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar. “Informojmë shqiptarët se shkaku kryesor i kësaj rënie qëndron në: 1) Qytezën Rama – Delijorgji me 51 pallate. 2) në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008, ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit. Gjithashtu qëndron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë”, tha Mëhilli.