E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveri mafioze e republikës së Familjes

 

Raporti i Transparency International mbi indeksin e Korrupsionit në Shqipëri, sipas Partisë Socialiste vërteton shqetësimet e vazhdueshme të shprehura nga media, opinioni publik, organizatat e shoqërisë civile, nga partnerët ndërkombëtarë mbi përhapjen dramatike të korrupsionit në vendin tonë dhe pamundësinë, paaftësinë e mungesën e vullnetit të Qeverisë së Sali Berishës për ta luftuar atë. “Pra, Shqipëria e Saliut, Shkëlzenit, Argitës, Fazlliçit, Delijorgjit, Rrahmanit, Lulzim Bashës, Sokol Olldashit, Fatmir Mediut, Fahri Balliut dhe e tufës mafioze që sot qeveris në Republikën Personale e Familjare të Sali Berishës, ka degraduar në spiralen e rrezikshme të korrupsionit elitar për shkak të atyre që sot gjenden të veshur me imunitetin familjar, ministror e parlamentar e që komandohen dhe mbrohen prej Sali Berishës, duke e renditur turpshëm vendin tonë të fundit të familjes evropiane e duke lënë pas vetëm vende të tilla si Liberia, Senegali, Tongo, Zambia”, tha Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›