Bode nuk tërhiqet: Më 1 korrik do rrisim pagat
Deklaratat e forta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, para largimit përfundimtar nga Shqipëria, që rekomandonte të mos rriteshin pagat pasivisht, pasi kjo do të kishte efekte negative në ekonomi, nuk e kanë tërhequr qeverinë nga premtimi i saj. Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje në Kuvend se në 1 korrik pagat dhe pensionet do të rriten për të gjithë buxhetorët dhe pensionistët dhe se kjo rritje do të jetë dukshëm më e lartë nga inflacioni. Qeveria ka deklaruar publikisht dhe i qëndron premtimit të saj për rritjen e pagave. Më 1 korrik ne do të sjellim këtu buxhetin shtesë dhe do ta shihni që jo inflacion po ne do të kompensojmë me rritjen e pagave dhe pensioneve shumë më tepër nga sa është inflacioni", tha Bode. Sipas tij, qeveria e ka bërë të qartë politikën e saj për rritje pagash dhe pensionesh me ritme më të larta edhe se nga rritja e ekonomisë së vendit. "Politika jonë konsiston në rritjen e pagave me ritme më të larta nga Produkti i Brendshëm Bruto dhe jo më nga inflacioni, i cili është simbolik. Kjo është ajo që ne do bëjmë; brenda mandatit do të dyfishojmë pagat dhe pensionet", vijoi Bode.
Fondi Monetar
Shefi i Misionit të Fondit Monetar për Shqipërinë, Gerwin Bell, i rekomandoi drejtpërdrejtë qeverisë që të mos rrisë pagat dhe pensionet për të gjithë, por vetëm për të varfrit. "Ne biem dakord me qeverinë për të ndihmuar shtresat në nevojë, të cilët shpenzojnë pjesën dërrmuese të të ardhurave të tyre për të blerë ushqim. Dhe për të mbështetur këtë, buxheti ka fonde të mjaftueshme. Por, me të njëjtin arsyetim nuk do të thosha se në këtë buxhet ka vend të mjaftueshëm për rritjen në terma realë të pagave për të gjithë. Për më tepër, rritja e pagave mund të provokojë edhe më tepër inflacionin", tha Bell. Shefi i financave, Ridvan Bode, tha se ministri i Financave nuk gjykon se Shqipëria rrezikohet nga inflacioni. "Ne kemi normën më të ulët të inflacionit në rajon dhe nuk jemi në një krizë çmimesh", u shpreh Bode. Për rrjedhojë, sipas tij, rritja e pagave nuk do të provokojë më tej inflacion, por përkundrazi do ta mbajë të paprekur fuqinë blerëse të qytetarëve, si promotori kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri.