E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli mbledh ministrat kosovarë

Vendin tonë e kanë vizituar dje tre ministra të qeverisë "Thaçi", me ftesë të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. Në takimin e zhvilluar në ambientet e METE-s, ishin të pranishëm ministrja e Energjetikës, Justina Pulja, i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku dhe ministri i Turizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Mihar Jagxhillari. Bashkëpunimi mes dy sistemeve energjetike, zgjerimi i shkëmbimeve tregtare, ekspertizat në fushat e ndryshme ekonomike, turizmi etj., ishin temat e diskutuara mes tyre. Ndërsa ministri Ruli konfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar më konkretisht në sektorin energjetik dhe atë të transportit. "Për të dyja palët mbetet mjaft i rëndësishëm ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV, që do të lidhë të dyja sistemet, për të cilin ka përfunduar studimi i fizibilitetit nga KfW dhe jemi në fazën e gjetjes së fondeve", tha Ruli. Ministri theksoi nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, niveli aktual i të cilave mbetet i ulët, ndërsa ministrat nga Kosova shtruan nevojën edhe të rritjes së shkëmbimeve të eksperiencës në fusha të ndryshme ekonomike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›