Ndërkombëtarët: Shqipëria nuk preket nga krizat
Kriza e tregjeve financiare, e ndikuar nga çmimi i naftës dhe mungesa e ushqimeve, nuk e rrezikon vendin tonë, për aq kohë sa efekti i tyre nuk ka marrë përmasa globale. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e dy institucioneve financiare në vendin tonë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë ritheksuar edhe një herë rëndësinë e qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike, duke mbajtur nën kontroll parametrat e buxhetit dhe zgjerimin e kapitaleve të huaja. Forumi i Crans Montana-s hapi dje për të tretin vit radhazi, siparin e diskutimeve, ku sesionin e parë fokusi i fjalimeve u përqendrua mbi aktivitetet bankare dhe financiare në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore, si dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e të investimeve të huaja. Fjalën e hapjes e mbajti ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili u fokusua më tepër mbi krizën e ushqimeve në botë, me shpresën që të mos e prekë edhe vendin tonë.
Kriza
Ekspertë të huaj mendojnë që një vend i vogël si Shqipëria, me një treg ende të pazhvilluar mirë të sistemit bankar, është ende herët të mendohet për një përfshirje në krizën globale të ushqimeve dhe të financave. Megjithatë, për të përballuar kriza të këtij lloji, ekspertët rekomandojnë më shumë vëmendje për rritjen e investimeve të huaja, e më konkretisht të mos lihet mënjanë sektori agro-përpunues. Përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë, Ann Margaret Westin, e pranishme në Forumin e Crans Montana, kërkoi më shumë përgjegjësi nga ana e qeverisë shqiptare në uljen e deficitit buxhetor dhe në rritjen e investimeve të huaja, në mënyrë që vendi të shoqërohet me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Duke folur për situatën e çmimeve në Shqipëri, Westin mbështeti punën e deritanishme të Bankës së Shqipërisë për veprimet e ndërmarra ndaj ruajtjes së inflacionit dhe politikave monetare. Duke mbështetur qeverinë shqiptare për punën e bërë, përfaqësuesja e FMN-së u shpreh se "rruga drejt anëtarësimit të Bashkimit Evropian kërkon një përvojë më të madhe dhe një qeverisje të mirë". Për sa i përket tregut financiar jobankar, kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Elizabeta Gjoni, shprehu rëndësinë që ka roli i shoqërive të sigurimit në mbarëvajtjen e qëndrueshme të tregut të kapitaleve. "Edhe pse vlerësohet tepër i zhvilluar në krahasim me vitet e kaluara, tregu i sigurimeve kërkon më shumë vëmendje në planin rregullator në mënyrë që të mos ndeshemi me krizat që po përballet SHBA-ja apo vendet e tjera", tha Gjoni.
Strategjia
Banka Botërore është treguar më konkrete për sa u përket fushave prioritare ku duhet investuar. Duke marrë shkas nga diskutimet e mëparshme, përfaqësuesja e BB-së në Tiranë, Camille Nuamah, u shpreh se vendi ynë duhet të kryejë më shumë reforma në sektorin energjetik dhe në atë të transportit. Për të përballuar me sukses krizën globale të ushqimeve, Nuamah tha se qeveria duhet t‘u kushtojë vëmendje investimeve në fushën e agro-përpunimit, pra të rrisë financimin në sektorin e bujqësisë. "Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe në këto 16 vjet është histori suksesi për sa u përket reformave. Lidhur me krizat ekonomike që kanë prekur një sërë vendesh, them se Shqipëria është më pak e prekur, sidomos në atë të ushqimit", tha përfaqësuesja e BB-së, duke shtuar në fund se, një rritje ekonomike mbështetet fort te rritja e investimeve të huaja.
Crans Montana
E themeluar në vitin 1986, nga Jean-Paul Carteron, Forumi i Crans Montana-s me seli në Zvicër, ka shërbyer për diskutime të shumta rreth investimeve dhe zhvillimit ekonomik për vendet, kryesisht të Evropës Lindore. Në Shqipëri, forumi zhvillohet për herë të tretë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Berisha, i cili njihet për miqësinë me Carteron. Forumi startoi dje dhe vijon deri nesër, ku temat kryesore do të jenë: integrimi i rrjeteve të energjisë, sistemi bankar dhe financat, vendi dhe siguria globale në nivel rajonal. Në të marrin pjesë përfaqësues nga kompani dhe grupe financiare nga vende të ndryshme të botës.