Hiqet detyrimi i librave të llogarive
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka lëshuar dje një udhëzim, që heq detyrimin e bizneseve të mëdha për të dorëzuar çdo muaj librat e llogarive te Tatimet. Në bazë të udhëzimit të ri, bizneset do të vazhdojnë të regjistrojnë në librin e llogarive shitjet dhe blerjet që bëjnë, por nuk do të jenë të detyruara t‘i dorëzojnë ato në zyrat e tatim-taksave. Kjo masë është përshëndetur edhe nga ekspertët, të cilët thonë se heqja e këtij detyrimi ul mundësinë e kontakteve fizike mes biznesit dhe tatimorëve, duke ulur kështu mundësinë e korrupsionit. Por ata paralajmërojnë se kjo mund të krijojë disa probleme për qeverinë, pasi u jep mundësinë bizneseve që të manipulojnë me faturat, duke e bërë më të vështirë për tatimet që të kontrollojnë evazionin.