E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode, optimist për amnistinë fiskale

Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha  se amnistia fiskale ishte një masë që e dobishme për të çliruar bizneset nga detyrime të prapambetura dhe me një kosto që vinte duke u rritur. Duke nënvizuar se kjo amnisti u bë jo për të rritur të ardhurat në buxhet, Bode shtoi se "informacionet tona janë që ka pasur një numër jo të vogël kompanish, të cilat kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga amnistia fiskale". Sipas Bodes të dhënat përfundimtare do bëhen  të njohura në vijimësi, jetë në dispozicion  një evidencë, pasi procesi i përfitimit nga kjo masë vazhdon. Ndër të tjera Bode  shtoi se, "të gjithë ata që kanë pasur të drejtë ligjore për të përfituar nga amnistia fiskale kanë përfituar". Duke iu përgjigjur interesit të medias nëse u angazhuan nga ana institucionale edhe bizneset që ishin në gjyq në këtë proces, Bode tha se "të gjitha kompanitë që kanë qenë në procese gjyqësore, me kërkesën e tyre kanë pasur të drejtën për tu tërhequr nga procesi gjyqësor dhe për të siguruar përfitimet që vinin nga ligji". Ai shtoi se "ata që kanë menduar që do të sigurojnë një vendimi gjyqësor në favor të tyre, është e drejta e tyre që të bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë", deklaroi ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›