E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli- Libofshë: Qeveria nuk është pushteti për të marrë leje ndërtimi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar përsëritje fitoreje datën e zgjedhjeve, 28 qershor, pasi sipas saj Shqipëria po ndryshon. Gjatë takimit të zhvilluar me gra të komunës Libofshë, Fier, në fjalën e saj përpara nënave dhe vajzave të kësaj komune, Topalli duke kritikuar ashpër kundërshtarin politik, veçoi se qeveria nuk është për të marrë leje ndërtimi. Sipas saj qeveria shqiptare nuk është pushteti për të rregulluar anëtarët e kryesisë. Duke kritikuar ashpër opozitën, ajo e cilësoi atë si botën e trusteve të betonit, e 15 %, të lejeve të ndërtimit, korrupsionit, klientelizmit. Kjo nuk është në ndërgjegjen e shqiptarëve dhe ky nuk është përfaqësimi ynë, nënvizoi kryetarja Topalli në fjalën e saj në takimin me gratë e Libofshës. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Parlamentit përmendi arritjet e kësaj qeverisje, duke u ndaluar tek dyfishimi i rrogave brenda katër viteve. Fieri, Libofsha dhe e gjithë Shqipëria kërkon që ndryshimi të vazhdojë. 28 qershori do të përsërisë fitoren, që ne të gjithë e besojmë se do të ndodhë përsëri, pasi Shqipëria po ndryshon. Nuk ka ndodhur asnjëherë, në asnjë qeveri, që rrogat të dyfishohen brenda 4 viteve. Nuk ka ndodhur në asnjë qeveri që buxheti i shtetit të rritet 2 herë, të ardhurat të rriten 2 herë, nuk ka ndodhur kurrë të përgjysmohen taksat dhe të ardhurat të shtohen dhe të arrijnë në një shumë që shkon 1.3 trilionë lekë; dyfishi i asaj që janë mbledhur në 8 vitet e mëparshme, veçoi kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›