E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orar veror shërbimi në ProCredit Bank

 

Për herë të parë në Shqipëri ProCredit Bank do të ofrojë orar më të gjatë shërbimi për klientët e saj, duke filluar nga ora 08.30 e mëngjesit deri në 19.00 të mbrëmjes. Me synimin për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve edhe në këto ditë të gjata të stinës së verës, ProCredit Bank ka zgjeruar orarin e shërbimit në disa prej degëve dhe agjencive që ndodhen në qytetet kryesore dhe turistike si Dega Tirana e Re, Piazza, Agjencia Komuna e Parisit në Tiranë, Dega Qendër Durrës, Dega Plazhi në Durrës, Agjencia Bulevard Vlorë, Dega Saranda, Dega Pogradeci. Qëllimi i kësaj banke është që të ofrojë një shërbim, i cili i përshtatet kërkesave dhe nevojave të klientëve. Përveç shërbimit 24 orë nëpërmjet rrjetit prej 69 bankomate me shtrirje në të gjithë vendin dhe shërbimit internet banking, klientët (duke veçuar këtu turistët dhe emigrantët) gjatë sezonit veror mund të kenë nevojë për një orar më të gjatë në dispozicion të tyre për kryerjen e shërbimeve bankare si këmbim valutor, transferta, tërheqje apo depozitime të fondeve të tyre, pagesa ndaj palëve të treta etj. ProCredit Bank është e pranishme nëpërmjet një rrjeti prej 39 degësh dhe agjencish, ku ofron një linjë të plotë me shërbime bankare dhe produkte kredie për të gjithë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›