Bodganoviq u takua me Zannierin

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, dhe shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, kanë vlerësuar sot në Beograd, se lëvizjet e njëanshme në Kosovë vetëm mund ta destabilizojnë situatën, prandaj dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve, ka njoftuar ministria e Serbisë për Kosovën.
Më tutje, në njoftim theksohet se ministri Bogdanoviq ka thënë se në dialogun e deritashëm Beograd-Prishtinë, nuk ka përfaqësues të OKB-së dhe se Beogradi insiston dhe lufton për rol të OKB-së në këtë proces.
Sipas njoftimit, Lamberto Zannier e ka bindur Bogdanoviqin se UNMIK-u do të vazhdojë të punojë në harmoni me Rezolutën 1244.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se kontaktet e Beogradit dhe UNMIK-ut duhet të intensifikohen, në mënyrë që paqartësitë dhe problemet në bashkëpunimin e deritashëm, të eliminohen. /rel/