Mëhilli: Ramën e kam kushëri, por ai është gënjeshtar
TIRANE - Erla Mëhilli, zëdhënësja e kryeministrit, Sali Berisha, në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” ka pohuar se e ka kushëri kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Por lidhja e saj e gjakut me liderin e opozitës nuk e pengon ta cilësojë “një gënjeshtër të pacipë banal” përmendjen në librin e Ramës, “Kurban”-i, të një dialogu të zhvilluar mes saj dhe drejtorit të komunikimit të kreut të PS-së, Endri Fuga.
Në këtë intervistë, Mëhilli thotë se atë çfarë ka shkruar Rama për të e mësoi nga të tjerët ndërkohë që bën të ditur se nuk ka ndërmend ta blejë “Kurbanin” e Ramës pavarësisht se dje shefi i saj, Berisha i sugjeroi me humor që ta blinte librin e kushëririt.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)