E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani "xhelati" i Zacheronit

Nga Kastriot Gjini
Erjon Bogdani eshte kthyer ne nje tmerr per trajneret e serie A. Kjo vertetohet gjithmone kur ai fillon te zhbllokohet, dhe eshte e njejta muzike. Bogdani shenon gola, jep asiste dhe behet Heroi i ndeshjes. Por sic dihet cdo fitore ka dhe viktima, dhe keto viktima te Bogdanit jane zakonisht trajneret e skuadrave kundershtare. Kjo tradite filloi sezonin e kaluar, kur ne ate ndeshje ku Erjon Bogdani shenoi tripleten e pare te tij, pas pak kohe "shterpesie". Nje Bogdan qe coi ne qiell brohoritjet e tifozeve te Sienes dhe lumturine e trajnerit te Sienes DE Canio. Nje triplete qe do shkruante histori per Bomberin kuqezi. Por sikur thame me pare fitorja ka dhe viktima, dhe pas asaj ndeshje, trajneri i Palermos do te shkarkohej nga puna. Ai trajner ishte pikerisht Giggi Del Neri, trajneri qe Erjoni ka sot tek Chievo Verona. Ajo ndeshje pervec pasojave per Del Nerin, do te ishte dhe fillimi i nje "dashurie" te tij kundrejt lojtarit shqiptar. Dhe qe nga dita kur Del Neri firmosi per Chievon, kjo skuader kerkonte medoemos sherbimet e bomberit shqiptar. Nje dashuri e vertete sic dihet, arrin te mund dhe kohen, dhe mund te coje dhe ne "martese", ashtu sic ndodhi me trajnerin italian dhe bomberin shqiptar. Keshtu ne Janar 2007, Bogdani do te firmose per Chievon dhe do te stervitet nga Del Neri, trajneri i cili kishte humbur punen e tij nga tripleta e Bogdanit, ca muaj me pare. Pas nje fillimi te veshtire te Bogdanit, do te jete pikerisht Del Neri ai qe do te mbeshtese Bogdanin, me deklarata si " Bogdani nuk preket". Dhe Erjoni do tja ktheje besimin pas 6 ndeshjeve zyrtare, duke udhehequr Chievon ne ate fitore te cmuar ne luften per mbijetese. Bogdani do te zhbllokohet, do te shenoje nje dopiete, do te jape nje asist dhe do te behet heroi i asaj ndeshje. Por sikur thame me pare, cdo fitore ka dhe viktima, dhe historia u perserit perseri. Kesaj rradhe viktima ishte perseri trajneri i skuadres kundershtare, Alberto Zacheroni, i cili u pushua nga puna 2 dite pas humbjes me Chievon, vendin e te cilit mori trajneri Gianni De Biasi. Zacheroni behet viktima e dyte e Erjon Bogdanit. Mos ndoshta dhe trajnere te tjere duhet te "frikesohen" nga ai. Mesa duket seria A ka gjetur xhelatin e Trajnereve, ne fytyren e Erjon Bogdanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›