E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma e Spaletit kërkon "Mesin e Ballkanit"

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Askush nuk e vinte në dyshim se skuadrat e mëdha nuk do të vononin për të hedhur kthetrat mbi 17-vjecarin me origjine nga Shqipëria, Sotir Ninin, por asnjë nuk mund të imagjinonte se kjo do të mdodhte vetëm 40 ditë nga debutimi i tij me fanellën e Panathinaikosit. Keshtu sipas faqes sportive tribalfootball.com, por edhe të sitit grek sport24.gr, është skuadra e Romes, e cila ka filluar të kërkojë zyrtarisht shërbimet e 17-vjecarit Sotir Nini. Më hollësisht, tribalfootball.com thotë se 17 vjecari quhet nga skuadra italiane si "djalosh-mrekullia", dhe se Roma po mundohet të marrë kartonin e tij në zotërim. Drejtori i përgjithshem i Romës, Daniele Prade, e ka ndjekur Ninin dhe dëshiron që mesfushori me origjinë shqiptare të jetë një futbollistët e parë në merkaton e verës. Në këtë faqe thuhet se disa scouter (zbulues) të Romës kane ndjekur nga afër Ninin në derbin kunder AEK-t (4-1), ku ai shënoi nje gol dhe dha dy asiste për skuadren e tij. Nini mahniti scouterat e Romës, dhe doli për herë të dytë "Lojtari i javës" për kampionatin grek "17-vjecari i Pananathinaikos brenda dy mujash ka arritur atë që shuëm futbollist nuk kanë mundur ta arrijnë kurrë gjatë gjithë karrierës së tyre", shkruan siti grek sport24.gr. Golat kundër Panionios dhe AEK, për më tepër cilësitë e vecanta të Ninit i kanë befasuar drejtuesit e Romës, shkruan gazetari Janis Georgopoulos, për "El Ninho", të konsideruar nga media greke si "Mesi i Ballkanit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›