Bushi, gol AEK-ut

Alban Bushi vazhdon që të sfidojë tranerin e kombëtares shqiptare Otto Baric i cili e ka lënë jashtë ekipit kombëtar golashënuesin më të mirë. Sulmuesi i skuadrës greke Apollon Kallamaria ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në ndeshjen e humbur nga AEK-u i Athninës me rezultatin 2:1.
Ndeshja ka filluar keq për skuadrën e Bushit pasi në minutën e 14-të skuadar e AEK-ut ka shnëuar golin e avantazhit me anë të Kampadais. Gjthsesi vetëm tre minuta më vonë sulmuesi shqiptar ka barazuar rezultatin në 1:1 për të rikthyer në lojë ekipin e Apollon Kallamaria. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, por në pjesën e dytë Cesar ka shënuar me penallti në minutën e 49-të të ndeshjes për fitoren e AEK-ut.
Ky ishte goli i 6-të i Alban Bushit në këtë edicion të Superligës greke, ndërsa ka shënuar edhe një tjetër gol ndaj Panathinaikosit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Greqisë.