Bogdani, 34 minuta në humbje
Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 08:30
Catania e ka mposhtur të dielën me rezultat 1:0 Cesenën e Erjon Bogdanit – në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit në Serie A.
Reprezentuesi i Shqipërisë është inkuadruar në minutën e 56-të në vend të Ghezzalit, por ai nuk ia ka dalë të shënojë.
Kjo ishte humbja e dytë rresht e Cesenës, e cila pas dy ndeshjeve të zhvilluara, gjendet poshtë në renditjen tabelore pa asnjë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Cesena e Bogdanit do të ballafaqohet me Lazion e reprezentuesit tjetër shqiptar, Lorik Canës.