E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça: Kjo, një fitore e mirëpritur pas dy humbjesh

Albania-Sport - Pas përfundimit të ndeshjes kundër Flamurtarit, trajneri i bardhebluve, Shkëlqim Muca, u shpreh se "kemi qenë në një moment të vështirë, pasi ekipi ka ngarkesë psikologjike, nuk është shumë i qetë dhe para portës tolerojmë shumë. Megjithatë, jam i kënaqur me fitoren se këto momente na duhej, pasi ne mesjave kemi ndeshjen e kupës".
Ndërsa homologu i tij në pankinën e Flamurtarit, Vasil Ruci, u shpreh se "Flamurtari diti ta administrojë lojën, gjatë kësaj kohe jam munduar të mbështes këtë element të ri, pasi janë lojtarë pa eksperiencë dhe gabojnë". "Ndërkohë, - tha ai, - doja t'i uroja skuadrës së Tiranës suksese, pasi është ekip me lojtarë me eksperiencë dhe gabimet tona i shfrytëzoi saktë".
Ndeshja e javës së 21-të të kampionatit kombëtar mes Tiranës dhe Flamurtarit, përfundoi me fitoren e bardhebluve 2-0. Golat u shënuan nga Klodian Duro në minutën e 6-të dhe Vioresin Sinani në minutën e 78-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›