E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu, "pokeri" qe i rikthen kreun e renditjes së të Parës

Albania-Sport - Ekipi i Skënderbeut i rikthehet shpejt kryesimit ne kategorine e pare me fitoren 4-0 qe arriti te shtunen ndaj Ades. Skenderbeu, i drejtuar nga trajneri Jani Kaci, ka fituar ndeshjen me gola te shenuar nga Ngjela, Tiko dhe Cipi, si dhe nje autogol nga skuadra kundershtare. "Vleresoj lojen e ekipit kundershtar per nje paraqitje shume korrekte, si dhe gjykimin e albitrave, por ne u paraqitem me raste shume te mira per shenim", deklaroi pas ndeshjes trajneri i Skenderbeut, Jani Kaci.
Sipas tij, ekipi kundershtar nuk rrezikoi shume ne kete ndeshje, ndersa reparti i sulmit qe ka qene disi shqetesues per Skenderbeun ne ndeshjet e fundit, u paraqit shume mire, sidomos Tiko. Me kete fitore ekipi i Skenderbeut kryeson kampionatin e kategorise se pare, duke aritur ne kuoten e 36 pikeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›