Bogdani: E prisja një sqarim nga Ari Hani
Ari Han e ka lënë jashtë për ndeshjen miqësore kundër Lihteshtejnit dhe për këtë nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndonëse Erjon Bogdani cilësohet si shtylla e sulmit kuqezi për momentin.
Jetmir Halilaj
Ndërkaq lojtari është befasuar nga zgjedhja e trajnerit të Kombëtares, madje pohon se priste një sqarim nga holandezi për këtë vendim. Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, sulmuesi i përfaqësueses kuqezi ka folur edhe për të ardhmen e tij.
Jeni lënë jashtë Kombëtares për ndeshjen kundër Lihteshtejnit. A keni pasur ndonjë kontakt me trajnerin?
Nuk kam pasur asnjë kontakt me trajnerin dhe nëse doni ta dini, nëse i di arsyet e mosgrumbullimit, atëherë po ju them se nuk di asgjë, madje edhe vetë jam i befasuar nga fakti që nuk do të jem pjesë e përfaqësueses. Megjithatë, nuk dua ta dramatizoj situatën dhe nuk besoj se është koha për të bërë polemika. Unë respektoj vendimet e trajnerit, sepse është ai që i bën zgjedhjet. Gjithnjë kam qenë korrekt dhe nuk dëshiroj të dal jashtë karakterit tim.
Nuk ju vjen keq që nuk ju ka dhënë asnjë shpjegim?
Për të qenë i sinqertë, e prisja një telefonatë sqaruese. Unë e mirëkuptoj situatën në Shqipëri, sepse e di që mosgrumbullimi im ka ngjallur habi, por kjo do të ndodhte edhe nëse do të lihej jashtë Skela, Lala, Cana, apo ndonjë tjetër, sepse të gjithë këta, ashtu si edhe unë, janë lojtarë që kanë një kontribut të veçantë në Kombëtaren shqiptare dhe në një rast të tillë, të gjithë do ta meritonin një sqarim nga ana e trajnerit, në rast se do të liheshin jashtë. Unë jam një futbollist që luaj në Serinë A dhe të gjithë e dinë se për Kombëtaren kam dhënë gjithnjë maksimumin tim, kështu që nuk është nevoja të tregoj se cili jam dhe se çfarë di të bëj. E theksoj edhe njëherë, se jam profesionist dhe respektoj vendimet e trajnerit.
Kohët e fundit është folur shumë për një transferim të mundshëm te Bolonja?
Po, është e vërtetë. Drejtuesit e këtij klubi janë shprehur hapur se duan të më kenë në skuadër, madje sipas shtypit sportiv këtu kam marrë vesh se janë në bisedime me Kievon, por unë nuk jam interesuar shumë në lidhje me këtë, sepse ndihem mirë te Kievo dhe dëshiroj të qëndroj këtu. Nëse Bolonja është e gatshme që të plotësojë të gjitha kërkesat financiare, si të klubit ashtu edhe të miat, atëherë jam gati të ulem e të flasim. Por, e theksoj edhe njëherë, se kam dëshirë që të respektoj kontratën që kam me Kievon, e cila skadon pas dy sezonesh.
Cana e Beqaj në Champions
Lorik Cana (Marsejë) dhe Arjan Beqaj (Anorthosis), dy futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në Ligën e Kampioneve këtë sezon kanë bërë paraqitje të mira dje teksa skuadrat e tyre kanë fituar. Marseja e Canës fitoi 0-1 në transfertë kundër Bran Bergen, ndërsa qipriotët e Anorthosis Famagusta mundën 3-0 dje Olimpiakosin dhe kanë shumë mundësi që të kualifikohen në turin tjetër. Të dy kuqezinjtë kanë luajtur si titullarë në ekipet respektive.
FSHF akord me “Qemal Stafën”
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, për ta menaxhuar institucioni i futbollit impiantin deri në 2009-n. Akordi është i vlefshëm vetëm për ndeshjet e Kombëtares. Në këtë mënyrë është zgjidhur problemi i vazhdueshëm mes drejtuesve të stadiumit dhe FSHF-së. “Në kontratën që kemi nënshkruar parashikohen edhe disa investime të FSHF-së në ambientet e ‘Qemal Stafës’”, tha sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Arben Bici.