“Kushërirën doja ta merrja për grua”
I përlotur, me fytyrë të trembur, e me rrobat ende të spërkatura me gjak pas masakrës së vajzës së dajës, Ilir Koçi shprehet i penduar për krimin, që tronditi tre ditë më parë qytetin e Gramshit.
GRAMSH/ ALDI KOZARIA
Policia e Elbasanit e ka marrë në pyetje 27-vjeçarin, ndonëse sipas burimeve, gjendja e tij psikologjike është e rëndë. Ai ka pranuar vrasjen e kushërirës së tij të parë, Greta Xhaferri me motivin se ajo i ishte përgjigjur negativisht kërkesës së tij, që historia 3-vjeçare e tyre të celebrohej me martesë. Burime zyrtare të policisë së Elbasanit bënë të ditur se, seanca e pyetjeve të 27-vjeçarit nga grupi hetimor ka zgjatur për disa orë, për shkak se ai është ende i shokuar nga ngjarja e tre ditëve më parë. "E vrava në kushtet e depresionit. Nuk dua të jetoj më... kam bërë një gabim që do të më kushtojë rëndë gjithë jetën nëse do të jem gjallë". Kështu e ka nisur rrëfimin e tij Ilir Koçi, i cili mesditën e së mërkurës vrau me katër plumba automatike vajzën e dajës së tij, Greta Xhaferri. Viktima, studente e vitit të dytë në degën e Infermierisë në universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, vdiq në vend pasi një nga katër plumbat që i shpuan trupin, e qëlloi në kokë. Burime nga grupi hetimor, të cilët kanë marrë në pyetje 27-vjeçarin, bënë të ditur se ai ka pohuar se nuk kishte dashur ta vriste 20-vjeçaren. Ai ka pohuar më tej se e kishte marrë armën vetëm për ta trembur kushërirën e tij, ndonëse ka pohuar se në ato momente, gjendja e tij psikologjike kishte qenë e rëndë. "Nuk u nisa që ta vrisja Gretën. Doja vetëm ta trembja, ndaj shkova me armë në shtëpinë e saj, pasi e dija se pjesëtarët e tjerë të familjes ishin në punë, dhe ajo ishte e vetme. I kërkova që të më jepte fjalën që të martoheshim të dy. Por ajo nuk donte, pasi kishte ndërhyrje nga familja qoftë e imja e qoftë e saj", është shprehur 27-vjeçari në polici. Ai ka pohuar para grupit të hetimit, se nuk mund të jetonte pa vajzën e dajës së tij, dhe pavarësisht presionit që i bënin, nga njëra anë familja e tij, e nga ana tjetër, halla, ai sërish e kishte vendosur që e vetmja me të cilën do të martohej ishte Greta. "Unë e doja pasi kështu më thoshte zemra, edhe pse e kisha të afërmen time. Kur ajo refuzoi të martohej me mua dhe më tha se do të fejohej me një tjetër djalë, humba vetëkontrollin. Shkova mora automatikun. Doja ta trembja dhe t'i bëja presion që ajo të pranonte të martohej me mua. Kur Gerta më tha se do fejohej me një tjetër person, unë e humba kontrollin. E qëllova katër herë. Kur pashë çfarë ndodhi, ika me vrap nga frika. Më pas mora vesh se Greta kishte vdekur... Tashmë që ajo nuk është më, as unë nuk e dua jetën. Kështu ka rrëfyer Iliri Koçi dje në ambientet e policisë së Elbasanit. Ai është lënë i vetëm në dhomat e paraburgimit, ndërsa askush nga të afërmit e tij nuk është interesuar, qoftë për t'i futur brenda edhe një paketë cigare. Ai ishte ende me rrobat që kishte veshur në momentin e krimit, të spërkatura nga gjaku i 20-vjeçares, së cilës i mori jetën. Ilir Koçi ishte predikues i fesë myslimane dhe shkonte rregullisht në Xhami. Por pavarësisht besimit, ai ka pohuar se feja në të cilën besonte nuk e ndalonte martesën e kushërinjve të parë.
Varrimi, s'lejohen dajat në ceremoni
GRAMSH - Varrimi i 20-vjeçares, Greta Xhaferri është bërë dje rreth orës 14:00, ndërkohë që mësohet se është kryer nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë.
Uniformat blu janë urdhëruar të jenë vigjilentë në këtë varrim, për shkak të frikës së ndonjë incidenti mes dy familjeve të një fisi. Mësohet se familja Koçi nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbesës së tyre, për shkak se ata nuk janë mirëpritur nga pala tjetër. Familja Xhaferri nuk i ka pranuar ata në varrim, ndërsa burime të policisë bënë të ditur se, shkak ishte pikërisht fakti se ata kanë qenë në dijeni të kësaj lidhjeje dhe se nuk kishin mundur të bindnin djalin e tyre të hiqte dorë nga kjo histori, që për vetë gramshiotët ishte e paprecedentë. Ngjarja tragjike ka tronditur thellë familjen e viktimës, ku tashmë ajo ka lënë prindërit dhe një vëlla të vetëm. a.k