E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, kapet me kanabis

POGRADEC - Policia e Pogradecit arreston në flagrancë një 26-vjeçar të dyshuar si shpërndarës droge. 

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur arrestimin e Besnik Tabakut, lindur dhe banues në Pogradec. Arrestimi i të riut është bërë rreth orës 00:30 të ditës së djeshme, kur ai po ecte i vetëm në një nga rrugët e qytetit. Pas një kontrolli rutinë të efektivëve patrullues në xhepat e 26-vjeçarit është gjetur një sasi prej 6 dozash bime të ngjashme me atë të "Cannabis Sativa". Sipas burimeve policore lënda e dyshuar si narkotike ishte e mbështjellë dhe e paketuar në qese plastike telefoni, çka ka ngritur dyshimet se ajo ishte e bërë gati për t'u shitur. Mbi Tabakun rëndon vepra penale e "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".                                          j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›